E Diel, 1 Nëntor 2026

Mashtrimi me xhaminë, në parkun e shkatërruar edhe dy kulla e një qendër tregtare

parku-i-xhamiseTiranë- Projekti i xhamisë që është parashikuar të ndërtohet pranë godinës së parlamentit ka hasur në kundërshitë e ambientalistëve, arkitektëve dhe vetë brenda komunitetit mysliman.

Pranë qendrës së ushtrisë do të ndërtohen edhe dy kulla që do të shërbejnë si qendra tregtare. Alarmi jepet nga ambientalistë dhe arkitektë të cilët bëjnë apel që të mos prishet parku i vetëm brenda unazës së kryeqytetit.

Ambientalisti Sazan Guri shprehet se nuk ekziston një studim i mirëfilltë mjedisor i zonës.

Nuk jemi kundër ndërtimit të xhamisë, por kundër abuzimit në emër të saj,-shprehen ambientalistët.

Ndërkohë Ledian Bregasi, nga unioni i  arkitekteve thotë se projekti për xhaminë është i paparanueshëm nga ana arkitekturore dhe estetetike.

pemetParku ku do të ndërtohet xhamia

Sakaq sot munguan në debat edhe përfaqësues të Bashkisë Tiranë dhe Komunitetit Myslian, paçka kishin marrë ftesa.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›