Ylli: Protesta e opozitës, një dështim
Lëvizja Socialiste për Integrim e vlerësoi të dështuar protestën 3-ditore të opozitës para Kryeministrisë, me kërkesën për hapjen e kutive të 28 qershorit. Anëtari i kryesisë së LSI-së, Dritan Ylli, tha se butaforia e kësaj proteste, ku kauza e vetme është dhunimi i shtetit ligjor, përmes gjoja kërkesës për hapjen e kutive, e cila shkon në kundërshtim me ligjshmërinë e procesit, si rrjedhojë nuk përçoi një motiv frymëzues te shqiptarët, të cilët janë dëshmitarë se Edi Rama vetë i hapi kutitë, vetë i numëroi ato dhe vetë i firmosi dhe i vulosi me 20 mijë komisionerët e tij. "E gjithë kjo është vetëm një përpjekje e marrë e tij, për të nënshtruar shtetin ligjor dhe pavarësinë e institucioneve.
Ndaj qytetarët e refuzojnë mashtrimin e tij të sotëm, që është thjesht dhe vetëm në shërbim të interesave thellësisht personale të tij dhe të një klani të ngushtë klientelist që ka përreth", tha Ylli. Sipas tij, antikauza që ka përqafuar Edi Rama dhe të vjetrit e PS-së, është sot më larg Europës, sesa edhe vetë Partia Socialiste e vitit ‘91, ndërsa qytetarët shqiptarë janë më pranë Europës se kurrë ndonjëherë në historinë e tyre mijëravjeçare.