Zëvendësministri Hoxha: Kriza politike tërheq zvarrë integrimin
Zëvendësministri i Integrimit, Edmond Hoxha, tregon për gazetën "Shqip" rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria drejt integrimit në BE-së. Ministria e Integrimit ka përcaktuar një axhendë me 8 objektiva kryesore, të cilat zv/ministri Hoxha i sqaron gjatë intervistës.
Si e vlerësoni vendimin e Këshillit të Bashkimit Europian për konsiderimin e aplikimit të Shqipërisë për statusin e vendit kandidat?
Aktualisht ne jemi në një moment, i cili përveç kënaqësisë, na shtron detyra të forta dhe urgjente. Praktikisht ky është hapi i parë drejt bashkimit me bllokun e Bashkimit Europian, i cili shtron përpara Shqipërisë nevojën për t‘u fokusuar maksimalisht tek integrimi europian dhe kërkesat e tij.
Komisioni Europian pritet të dërgojë pyetësorin për Shqipërinë. Sa besoni se vendi ynë do t‘u përgjigjet denjësisht këtyre kërkesave?
Ministria e Integrimit ka përcaktuar tashmë kalendarin për afatet e përgjigjes nga çdo institucion për pyetjet e pyetësorit, si dhe për përkthimin e këtyre pyetjeve. Në vetvete plotësimi i pyetësorit është një proces teknik, që kërkon kohën e tij dhe do të realizohet në disa hapa. Nëse do t‘i rendisnim proceset që do të kërkohen nga marrja e deri në dorëzimin e pyetësorit, hapat që do të ndiqen janë: (1) Marrja e pyetësorit (2) Njohja me pyetjet dhe zbërthimi i tyre (3) Hartimi i draft përgjigjeve nga secili institucion në varësi të ndarjes së pyetjeve (4) Analiza e përgjigjeve; (5) Rishikimi, përpunimi dhe hartimi i variantit final të përgjigjeve (6) Bashkimi i të gjitha pyetjeve në një dokument të vetëm dhe përkthimi i tij (7) Miratimi i dokumentit përfundimtar (8) Dorëzimi i pyetësorit të miratuar në Bruksel.
Kur mendoni se Shqipëria do të mund të marrë zyrtarisht statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian dhe a e pengon kriza aktuale politike këtë objektiv?
Sigurisht që kriza politike e pengon, ose të paktën e tërheq zvarrë, procesin dhe për këtë arsye nga të gjitha organizmat ndërkombëtare është kërkuar konsensus politik dhe kjo për arsye shumë të qarta. Progresi drejt Bashkimit Europian kërkon reforma të vështira dhe për këtë është e nevojshme konsensus politik në prioritetet kyçe. Ai kërkon një mençuri dhe pjekuri të lartë demokratike për ta trajtuar integrimin si çështjen me thelbësore për të gjithë shqiptarët. Gjetja e një zgjidhjeje për situatën aktuale politike dhe për bojkotin e Parlamentit prej opozitës është e një rëndësie të veçantë dhe debati demokratik duhet të ndodhë brenda Parlamentit.
Bisedoi: E.Ajazi