E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ylli Shehu, trajneri i Luftetarit, Kushi i Gramshit

Ylli Shehu, ish-futbollist i shquar, që ka veshur për shumë vite fanellën e Partizanit, të disa ekipeve në Greqi, Bosnje-Hercegovinë dhe Kroaci, por dhe atë kuqezi të kombëtares shqiptare eshte trajneri i ri i Luftetarit, skuadres gjirokastrite qe kete sezon do te militoje ne Kategorine e Pare.
Ylli Shehu, ka licencën B të UEFA-s si trajner dhe vitet e fundit ka punuar në Akademinë e futbollit të Partizanit, ndihmësteknik i ekipit të "demave të kuq" si dhe për pak kohë edhe trajner i ekipit të Tomorit.
Nderkohe edhe Gramshi, skuadra tjeter e Kategorise se Pare, caktoi trajnerin. Florenc Kushi, i cili drejtoi Turbinen gjate nje pjese te kampionatit te kaluar do te jete ne krye te bankines se Gramshit . Ndihems i tij do te jete Sotiraq Ziu.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›