Zhilli, sërish presidenti i Kastriotit

Shkëlzen Zhilli do të jetë sërish presidenti i Kastriotit. Lajmi konfirmohet nga klubi krutan. Zhilli, i cili ia doli të mbante në Superligë skuadrën modeste, dha dorëheqjen më 11 maj 2007, dy javë para përfundimit të sezonit 2006-2007. Rikthimi i Zhillit është një sinjal i mirë për formacionin e Ramadan Ndreut.