"Ylli i Artë Akademik Ndërkombëtar" për Zhani Cikon
Në pergamenën që shoqëron Yllin, është shkruar: “I akordohet Ylli i Artë Mjeshtrit Zhani Ciko, pasi me profesionalitetin e tij të madh, impenjimin dhe humanizmin e spikatur, ka arritur të flasë për paqen dhe të frymëzojë ndjenjat më të thella të dashurisë së mrekullueshme universale, përmes gjuhës unike, e cila arrin direkt në zemrat e njerëzve”.
Akademia Imperialis, me qendër presidenciale në Francavilla (Itali), Qendër Kombëtare në Romë dhe ne Delegacionin Europian në Madrid, është një nga Akademitë më të vjetra evropiane, e themeluar më 1705 nga Shkëlqesia e tij mbretërore, kardinali Giuseppe Renato Imperiali.
Zhani Ciko, i dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me titullin “Mjeshtër i Madh”, mban në të njëjtën kohë Medaljen e Lartë të akorduar nga shteti francez, “Kavalier i Arteve dhe Letrave” dhe së fundi “Yllin e Artë Akademik” të Akademisë Imperialis. Ceremonia e dorëzimit te Yllit do të organizohet në vjeshtë.