Daci nuk përjashton shkëmbimin e territoreve
“Unë nuk e hedh poshtë. është diçka që mund të diskutohet në një fazë të mëvonshme, atëherë kur jemi vërtet të pavarur. Dhe, kjo duhet të bëhet vetëm me dëshirë e pa shkaktuar tensione, por nuk e hedh poshtë si mundësi”, ka thënë Daci në një intervistë në emisionin Interaktiv në KTV.
Daci, me prejardhje nga Bujanoci, ka thënë se shqiptarët e Luginës së Preshevës gjithmonë e kanë bërë të qartë dëshirën e tyre për bashkim me Kosovën.
Lideri opozitar ka folur edhe për bojkotimin që partia e tij i bëri fjalimit të Presidentit Sejdiu në Kuvend, duke thënë se ai që duhet të mbrojë Kushtetutën po e shkel atë vazhdimisht.
Daci beson se do të ketë një mendim të Gjykatës Kushtetuese, për çështjen Sejdiu, përkundër presioneve. Ish-zyrtari i lartë i LDK-së ka thënë se ndërmjet asaj që thotë dhe bën Sejdiu ka një diskrepancë të madhe. Ai ka kritikuar edhe kontrollimin e Parlamentit të Kosovës nga ana e ekzekutivit, dhe ka thënë se përkrahja për institucionet qendrore (Presidencë, Qeveri, Parlament), ka rënë në nivelin më të ultë që prej pasluftës./kd/start/