Ylli i Avatar, Zoe Saldana: Mund të lidhem me një grua
Aktora Zoe Saldana është përfolur disa herë për lidhjet e saj me aktorë. Ajo është shprehur së fundmi gjatë një interviste se nuk dëshiron më të ketë lidhje me yje të kinematografisë, por përkundrazi. Ajo tashmë dëshiron të krijojë lidhje romantike me persona të thjeshtë, në mënyrë që të përjetojë diçka ndryshe nga çështë mësuar deri më tani.
Gjatë intervistës për revistën “Allure” aktorja ka shprehur dicka të cilën askush nuk e priste. Ajo tha se në të ardhmen nuk mund të lidhet domosdoshmërisht me një mashkull, por mund të krijojë lidhje edhe me një femër.
“Mund të përfundoj edhe me një grua dhe të rris fëmijët e mi. Jam biseksuale”, u shpreh aktorja.
Gjatë tre viteve të fundit Zoe Saldana ka pasur dy marrëdhënie me Bradly Cooper dhe me Keith Britton. Madje gjatë festave të fundvitit ajo ka shijuar një udhëtim romantik në Paris me Bradly Cooper, por tashmë gjithcka ka mbaruar midis tyre pasi Cooper është lidhur me një modele.
Zoe Saldana është bërë mbretëreshë e filmave fantastiko-shkencorë, në fillim me Avatar dhe pastaj me ‘Star Trek’, në të cilin kapitulli, ‘Into Darkness’, do të vijë në ekranet tona në 13 qershor.
(e.m/News24/BalkanWeb)