E Diel, 1 Nëntor 2026

Rasti i Dritan Dajtit, Cefa: Masa ndaj avokatëve që çojnë proceset drejt dështimit

TIRANË- Nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Elvis Cefa ka komentuar sot dështimin e seancave gjyqësore ndaj Dritan Dajtit, pas mungesës së avokatëve mbrojtës për të. 

“Jemi në dijeni dhe po monitorojmë hap pas hapi atë çka po nodhë me çështjen Dajti. Duhet të theksoi se ne kemi bërë të gjitha përpjekjet e mundshme nga ana ligjore për t'i dhënë zgjidhje kësaj çështje. Kemi ushtruar presion tek Dhoma e Avokatisë që të marin përsipër dhe ta çonjë deri në fund gjyqin e Dritan Dajtit, por fatkeqësisht pa sukses”.

Sipas Cefës, “ligji dhe kushtetuta aktuale nuk jep mundësi Këshillit të Lartë të Drejtësisë të ndërhyjë drejtpërdrejt në gjykata, pasi kështu do të cënohej pavarsia e gjyqësorit, prandaj ne kemi vendosur të ushtrojmë presion mbi dhomën e avokatisë, duke kërkuar që avokatët të sensibilizohen që procesi të mos dështojë." 

Sipas Cefës avokatët duhet të sensibilizohen që ky proces të mos shkojë drejt dështimit. KLD-ja, tha ai më tej, ka marrë të gjitha masat ndaj tyre që të mos e çojë këtë proces drejt dështimit.

“Është gjykata ajo që ka të gjitha kompetencat. Nga KLD janë bërë të gjitha përpjekjet e mundshme”, tha ai.

Dritan Dajti akuzohet për vrasjen e katër efektive te policise në Durres disa vite me pare. Nderkohe, procesi i tij eshte shoqeruar me pezullime te shumta. Mbi 200 seanca jane shtyre per shkak te mungeses se avokateve mbrojtes.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›