E Diel, 1 Nëntor 2026

Mila Kunis dhe Ashton Kutcher shoqëri me princeshën Beatrice

Ashton Kutcher dhe Mila Kunis, për të cilët është folur shpesh herë në botën e shoëbizit, janë parë të shoqërohen shpesh me princeshën Beatrice, mbesën e Mbretëreshës Elisabet, dhe me të dashurin e saj Dave Clark. Këto ditë ata janë parë teksa drekonin së bashku duke kaluar momente të këndshme.

Të dy çiftet kishin vendosur të drekonin në një nga restorantet në qendër të Londrës duke mos i shpëtuar kështu syrit të qytetarëve që ndodheshin aty pranë. Madje nje burim u shpreh se të katërt nuk ndaleshin së qeshuri me njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës.

“Dukej qartë se kishin dalë të qetësoheshin dhe të shijonin ushqimin e tyre të preferuar. Ata gjatë gjithë drekës nuk kanë konsumuar aspak alkool por vetëm lengjë të ndryshme frutash”-u shpreh pronari i restorantit.
(e.m/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›