Yllka Filipi, Dante, Migjeni, Kadare
Dante, Migjeni, Kadare
Botoi: Albas
Çmimi: 1500 lekë
Dante, Migjeni, Kadare; trekëndëshi infernal universal, është një përpjekje krahasuese mes letërsisë së tre shkrimtarëve, për të gjetur pikat e takimit dhe ndikimit të letërsisë së dy të parëve me Kadarenë. Baza e këtij misioni krahasimtar do të nisë nga pikëtakimet e vetëdijshme të Kadaresë me Danten dhe reminishencat instiktive të Migjenit me ferrin dantesk. Kadare pohon tundimin nga Hadesi, ndërsa vepra e Migjenit konstaton ferrin shqiptar të viteve 30 e më gjerë. Analogjitë mes botës infernale danteske dhe asaj kadareane janë tashmë një përfundim i konsoliduar nga autori, i cili e konstaton një gjë të tillë, shkruan Filipi.
Yllka Filipi, Dante, Migjeni, Kadare burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip
