E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yllka, vendit të saj

Këngëtarja Yllka Kuqi, sjellë urimin e saj për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë nëpërmjet këngës me titull "Vendi im''.

Me pamje prekëse e shumë domëthenëse, videoklipi i realizuar nga "Koperativa'' përcjellë mesazhin e fuqishëm që bart kjo këngë.

Muzika është punuar nga vokalisti i grupit "Jericho", Petrit Çarkaxhiu, i cili ka shkruar edhe tekstin që është përplot dashuri për atdheun dhe bekime për të ardhmen.

“Nëpër shekuj të mbuloftë vetëm dashuria Sa t’ketë tokë e qiell, ditët t’qofshin veç gëzim do të ruajmë besë, të na bekojë dhe Perëndia T’i gëzojmë këngët e lirisë, o vendi im ! “  /Rozafa Kelmendi/Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›