“Gangam Style” hyn në histori

Sensacioni muzikor, PSY i cili u bë super i famshëm me këngën e tij, “Gangam Style” është në kulminm e famës ,pas suksesit që i solli kjo këngë.
Ai u bë i famshëm sidomos për vallëzimin “kalërim” në klip, e cili tërhoqi vëmendje të madhe në mbarë botën duke arritur që për një kohë të shkurtër, të arrijë numër rekord klikimesh në Yotube.
Klipi, “Gangam Style” është radhitur ndër videot më të klikuara në historinë e Youtube duke marrë gjithsej 794.7 milion klikime deri më tani.
Hiti është globalizuar me të madhe dhe po bën përshtypje edhe në botën e të famshmëve. Deri më tani përmendim, Britney Spears, Barack Obama, Ban Ki Mun, Rita Ora, Madonna e shumë fytyra publike të cilët kanë pranuar të vallëzojnë nën ritmin e “Gangam Style”./Indeksonline/