E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lori, bashkëpunim me Florin

Këngëtarja Loreta Kaçka, përkundër angazhimeve në koncerte, së shpejti do të publikojë një këngë dhe videoklip te ri.

“Bëhet fjalë për një baladë shumë të bukur nga Flori Mumajesi. Edhe videoklipi është shumë i bukur dhe ka një temë aktuale që nuk është trajtuar shumë deri më tani'', ka thënë Lori për mediat në Kosovë, duke shtuar se ky videoklip është si një film i shkurtër.   Këngëtarja ka konfirmuar se më 28 nëntor do të jetë në Australi për të parën herë: "Është pak larg por atje shqiptarët janë të etur për muzikë, u mungon vendi dhe janë shumë mikpritës''.   Ndërsa në shënim të 100 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë, ajo ka sjellë të ripërpunuar këngën “Shqipëri o nëna ime”, të cilen e promovoi kohë më parë në një koncert në Gjenevë. /R.K./Indeksonline/  

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›