E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ymeri si Nemorino

Në premierën e operës “L’Elisir d’Amore” (Eliksiri i Dashurisë), të kompozitorit Gaetano Donizetti, në Tiranë, personazhi Nemorino do të interpretohet nga tenori kosovar, Riad Ymeri.

Ymeri triumfoi në audicionin e Teatrit Kombëtar të Operës e Baletit (TKOB) në Tiranë, duke fituar kështu rolin e Nemorinos. Para publikut shqiptar, premiera e operës, në regji të Armand Boras dhe e dirigjuar nga italiani Eddi de Nadai, do të jepet në fund të muajit prill.

“Audicioni është mbajtur nga fundi i marsit, ndërsa juria ishte e përbërë nga pesë personalitete të shquara të botës muzikore e operistike, Zhani Ciko, Edit Mihali, Mariana Leka, Edmond Doko dhe Armand Bora”, sqaron Ymeri, sipas të cilit angazhimi i tij në TKOB plotëson zbrazëtirën që ka Kosova në këtë lëmi muzikore.

Ndryshe, përveç Ymerit, në “L’Elisir d’Amore” shfaqen edhe Elson Braha, Ardita Meni, Eriona Gjyzeli, Blerta Zhegu, Sofika Kola, Rrezarta Qevani, etj.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›