Arkivi i Titanic online

Mbi 200,000 dokumente që kanë të bëjnë me anijen Titanic janë publikuar në internet, në prag të shënimit të njëqindvjetorit të përmbytjes së saj, që ndodhi më 15 pill të vitit 1912.
Dokumentet përmbajnë shumë informacione për të mbijetuarit e përmbytjes, por edhe për 1,500 viktimat, përfshirë shumë testamente dhe shkresa të cilat u përpiluan nga kompania për funerale.
Në mesin e dokumenteve ndodhet lista zyrtare e anijes me emrat, moshën dhe profesionet e të gjithë udhëtarëve, por edhe dokumentet që flasin për nënshtetësinë, postet dhe detyrat e sakta të të 900 punonjësve dhe anëtarëve të ekuipazhit.
Veç gjithë kësaj, të interesuarit do të mund të shohin edhe mesazhi i kapitenit të anijes Titanic, Eduard Smith.
Ndryshe, web-faqja www.ancestry.co.uk ka publikuar edhe listën e udhëtarëve të anijes Karpatia, që ka shpëtuar mbi 700 udhëtarë nga anija Titanic.