YouTube dërgon filma në Venedik
Në edicionin e sivjetmë të filmit në Venedik do të shfaqen edhe dhjetë filma të shkurtër, që enkas për këtë ngjarje janë përzgjedhur nga web-faqja YouTube.
Web-faqja YouTube, që është në pronësi të Google, tashmë ka publikuar emrat e filmave finalistë të festivalit intern të saj ‘Your Film’.
Garën në këët festival e mbikëqyri regjisori, Ridley Scott, kompania filmike e të cilit ndihmoi që nga 15,000 filmat që aplikuan të përzgjidheshin 10, të cilët do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të festivalit filmik të Venedikut, më 2 shtator.
Filmi fitues, që do të përzgjidhet nga Ridley Scott dhe nga aktori, Mike Fasbender, do të fitojë një çmim prej 500,000 dollarësh.
Ndryshe, filmat finalistë vijnë nga shumë shtete të botës, respektivisht, nga SHBA, Australia, Brazili, Bolivia, Spanja, Britania, Libani dhe Egjipti.