Nevoja për shoqëri humane
Ndër frazat e preferuara të Berishës në fushatë elektorale dhe përpara, ishte futja e Shqipërisë gjatë qeverisjes së tij, në fashën e vendeve të zhvilluara. Shumica e shqiptarëve, nuk e mendonte njësoj. Për ta, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend i zhvilluar dhe të mirat e saj i gëzojnë një grusht njerëzish, por akoma jemi një vend ku shteti për njeriun është njerkë.
Nuk është nevoja të qëmtosh shumë. Mjafton një ditë çfarëdo të hapësh gazetën, dhe lexon se jemi në mes të një krize, e shfaqur në vështirësi pagese kredish nga firma dhe individë. Persona të dëshpëruar i vënë flakën pronës që do ia sekuestronte banka dhe pastaj vrasin veten. Të tjerë, më pak të bujshëm, i dorëzohen Përmbarimit, duke shtuar radhët e të pastrehëve. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka nxjerrë udhëzim që nëse klienti nuk paguan tri këste të kredisë, hidhet në gjyq, ku gjykatat shqiptare me procedura rrufe, miratojnë sekuestron. Por nuk mbaron këtu. Jo shumë kohë përpara, parlamenti miratoi një ligj që ulte vlerën e pronës së hipotekuar që sekuestrohej për mospagesë këstesh dhe nxirrej në ankand, poshtë gjysmës së vlerës së tregut, duke favorizuar dukshëm bankat dhe penalizuar individin. Është një ligj i kapitalizmit të egër, antihuman. Në Greqi, ndalohet që banka ta nxjerrë në rrugë individin nëse shtëpia e hipotekuar, është e vetmja që posedon. Në Itali, pas fillimit të krizës, me ligj, ngrinë për një vit pagimin e kësteve të kredive, për t'u dhënë mundësi kredimarrësve të merrnin frymë. Nëse banka të merr shtëpinë që zotëron, shteti përkujdeset për strehimin. Tek ne, alternativa është nxjerrja në rrugë.
Me mijëra çifte të reja martohen në Shqipëri çdo vit, dhe mijëra të tjerë të martuar hershëm, jetojnë në sipërfaqe të ngushta banimi, nga dy ose më shumë kurora bashkë. Strehimi, është problem që shteti shqiptar as e përllogarit në detyrat e tij. Dhe nuk është fjala për luks. Është e drejta e individit të ketë sipërfaqe banimi dinjitoze. Në Perëndim, ekzistojnë shtëpitë e quajtura "popullore", ku strehohen shtetas të pamundur ekonomikisht. Në Gjermani, nuk mund të mbash qen, nëse metrat katrorë të sipërfaqes së banimit nuk ta lejojnë. Është koha që edhe shqiptarët të gëzojnë dinjitetin e tyre, edhe në banim. Janë me mijëra apartamente të ndërtuara në Tiranë apo rrethe, të cilat janë bosh për mungesë të planifikimit nga lejedhënësit, dhe të fuqisë blerëse nga popullsia. Ndërtuesit e tyre, janë të zhytur në borxhe ndaj bankave, dhe po hyjnë në të tjera informale, duke sjellë bllokimin e ekonomisë. Ndoshta është koha që shteti t'i blejë këto apartamente me koston, dhe të strehojë njerëz të pamundur. Pjesën tjetër ta japë për çiftet e reja, me kredi favorizuese, duke realizuar politikë sociale dhe njëkohësisht zhbllokuar biznese të tëra.
Shëndetësia, është njolla e zezë jona. Jo për korrupsionin, i cili ngjan i pashërueshëm, por për sa parashikon ligji në ndihmë të shtetasve. Në Itali, pensionistët dhe të papunët, i marrin të gjitha ilaçet falas. Sistemi shëndetësor, e rrethon individin në 360 gradë. Ilaçet për sëmundje të veçanta, janë gjithashtu të përfshira në skemën e rimbursimit. Është e pamundur të gjesh në kombet e civilizuara, një sistem të ngjashëm me atë shqiptar, ku e vetmja gjë e mundësuar, është një listë anemike ilaçesh të rimbursueshme, dhe shteti, në vend të fuqizonte sektorin publik, si alternativë kishte menduar sistemin privat të shëndetësisë, pa marrë parasysh se ka popullsinë më të varfër të Europës. Pacienti, për trajtime specifike, le t'i bëjë derman vetes.
Shembull tjetër i mungesë së humanizmit tonë, është ndihma sociale. Duhet të jetë diku tek 7 mijë lekë në muaj. Do të ishte kuriozitet të detyroje një politikan shqiptar të shtynte një muaj me kaq para. Nuk dalin për bukë e kripë dhe nuk besohet se ndokush ka marrë mundimin të përllogarisë sa kalori ushqimore mund të marrë qenia njerëzore me aq lekë dhe a mund të rrijë në këmbë. Por ligjvënësit djallëzisht kanë menduar se shtetasi do ia bëjë disi dermanin vetes. Përndryshe, le të vdesë. Nga një vështrim mbi fshatin, kupton se përveç kalimit të ndonjë polici nëpër të, kur i bie rruga, nuk i kemi ofruar asgjë që t'i vijë era shtet apo lloj kujdesi, që ky organizëm presupozon. Dhe aty banon gjysma e popullsisë, prodhuesit e vetëm të mallrave tërësisht "Made in Albania". Janë në mëshirën e ligjeve të tregut dhe kushteve natyrore, ashtu sikurse paraardhësi ynë në periudhën e Neandertalit. Një breshër, ngricë, apo përmbytje, dhe ai është i pambrojtur, prodhimi i tij humbet e askush nuk i gjendet pranë. Fshati ynë, është i zhveshur nga sigurimi ndaj fatkeqësive natyrore. Fshatari ynë nuk ka garanci për shitjen e mallit të tij. Kreditë favorizuese as nuk ekzistojnë. Pas 23 vjetësh nga rënia e sistemit komunist, ende nuk i kemi ofruar popullsisë rurale ndonjë send të ngjashëm me atë që gëzojnë sivëllezërve e së njëjtës shtresë në vendet fqinje. Por jo vetëm në fshat, por në gjithë popullsinë shqiptare, kapitalizmi ka shfaqur vetëm anën e tij të egër. E majta e sapoinstaluar, e ka kuptuar se ishte pikërisht ky lloj kapitalizmi 23-vjeçar që iu neverit shqiptarëve, dhe kanë nevojë për një shtet me fytyrë humane. Ajo që njerëzit presin nga pushteti i ri. Pasi një klasë politike, ndër detyrat parësore të saj ka kujdesin për të dobëtit.