YouTube zbret në pistën e Formula 1
You Tube hyn në botën e Formula 1: njëri prej bashkëthemeluesve të faqes së internetit, Çad Harli, do të financojë skuderinë më të re amerikane US F1, e cila do të hyjë në kampionatin e vitit të ardhshëm.
“Jam i kënaqur nga fakti që pas 40 vitesh, një skuderi amerikane merr pjesë në kampionatin e Formula 1,”- pohoi Harli për faqen zyrtare të “Autosport”.
Ai është tepër i entuziazmuar dhe nuk e fsheh këtë gjatë intervistës: “Për mua është më shumë se një rast i mirë biznesi. Më pëlqejnë të gjithë llojet e sporteve, e adhuroj Formula 1 dhe është nder i madh të kesh një skuderi në kompeticionin e vitit të ardhshëm.”
Milioneri që përqafoi projektin e Ken Anderson dhe Peter Uindsor, flet me superlativa në lidhje me ta: “Besoj tek projekti dhe tek skuadra që ata kanë menduar të hedhin në garë. Mendoj se i kemi të gjitha mundësitë të fillojmë nga një bazë e mirë dhe të zhvillojmë një skuderi ndryshe nga të tjerat.”