Përmet, zbulohen 430 rrënjë kanabis sativa
Operacioni u zhvillua dje pas mesditës në Rrethin e Përmetit, në afërsi të fshatit Miçan të Komunës Frashër. Sipas policisë, poshtë fshatit Miçan, në afërsi të lumit Osum, u bë evidentimi i dy parcelave të hapura rishtas për të kultivuar bimë narkotike, ku ishin të kultivuara bimë narkotike kanabis sativa.
Në parcelën e parë kishte 152 rrënjë dhe në parcelën e dytë kishte 280 rrënjë bime narkotike. Në momentin që policia ka konstatuar parcelën, autori i kultivimit të bimëve narkotike nuk u gjet aty.
Për disa ditë rresht parcelat janë mbajtur nën vëzhgim nga shërbime të fshehta të policisë, por autori nuk ka shkuar përsëri në parcelë. Dyshohet se pronari i hashashit të jetë një banor i fshatit pranë parcelave, ndërsa ai është shpallur në kërkim.