“Biri i vetëtimës”, tjetër “çmenduri” në Berlin
Usain Bolt arriti të thyejë rekordin e mëparëshëm (19”30), duke mos njohur rivalë në garat e shpejtësisë. Xhamajkani bëri një nisje të mirë dhe që në metrat e para krijoi distancë nga kundërshtarët.
Pas tij u rendit atleti nga Panamaja Alonso Eduard me kohën 19”81, duke lënë prapa amerikanin Uollas Spirmën me 19”85.
Kështu, pas medaljeve të arta të marra në Lojërat Olimpike të Pekinit në vitin 2008, Bolt arrin të bëjë të vetat edhe të artat në botërorin e Berlinit.
Në garën e mbrëmshme nuk ka marrë pjesë sprinteri amerikan Tajson Gej, i cili, pas vendit të dytë në garën e 100 metrave, u tërhoq për shkak të problemeve në ijë. 27-vjeçari do të rikthehet në garën e stafetës 4x100 metra.