E Shtunë, 31 Tetor 2026

Yu Control, spiunii fëmijëve tekprindërit

NAPOLI - ''Yu Control'' është zbulimi më i fundit i shkencëtarëve italian në fushën e informatikës. Softwari i ri do mundësojë mbrojtjen e minorenëve nga rreziqet që mbart interneti.

Nëpërmjet një sms-je ose përmes një email-i, sistemi do të njoftojë prindërit në kohë reale mbi të gjitha navigimet e bëra nëpërmjet kompjuterit. Gjithashtu ky sistem mundëson hyrjen e limituar në rrjet ose ndërprerjen e tij në distancë.

Shoqërie prodhuese e software ''Yu Control''do e përhapë fushatën publicitare për këtë shërbim të ri efektiv në mbrojtjen e minorenëve që tejkalojnë orë të stërgjatura në internet duke u përballur me rreziqe të shumta për to në të gjitha shkollat e Italisë.

(e.m/ansa/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›