E Shtunë, 31 Tetor 2026

Discovery misioni i fundit ne hapesire

Udhëtimi i 39-të i anijes kozmike “Discovery” mbyll një faqe të rëndësishme të historisë hapësinore. Anija u  nis për sfidën e saj të fundit pas 27 vitesh në shërbim. Misioni i fundit STS 133 filloi me një nisje gati perfekte në Cape Canaveral në qendrën hapësinore Kennedy në Florida.

Gjashtë anëtarët e ekuipazhit kanë detyrën të transportojnë dhe të instalojnë në stacionin ndërkombëtar hapësinor modulin logjistik ‘Leonardo’. Discover duhet të kthehet në tokë pas 11 ditësh.

Mbyllet kështu një epokë e filluar nga presidenti Nixon më ’72 dhe e mbyllur ngë presidentin Obama për shkak të buxhetit të pamjaftueshëm. Më 19 prill është planifikuar fluturimi i fundit i një tjetër anijeje kozmike “Endeavour” e më 28 korrik është  parashikuar udhëtimi i fundit i Atlantis, nëse NASA merr fondet e nevojshme për këtë udhëtim të fundit.

Në të ardhmën e NASA-s mbetët vetëm një anije disa herë më e vogël Orion objektivi i së cilës është të çojë njeriun e parë në  planetin portokalli, në Mars.

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›