E Diel, 1 Nëntor 2026

Zëvendësi i Ahmadinexhadit përgënjeshtron dorëheqjen

“Është një lajm i përhapur nga dikush që ka synime jo të mira dhe kërkon të dëmtojë imazhin e qeverisë”, deklaroi Rahim-Mashai për lajmin, që u njoftua dje nga PressTv dhe bënte të ditur se ai kishte vendosur të jepte dorëheqjen nga detyra e re, pas një vale kritikash kundër Ahmadinexhadit nga vetë anëtarët e kampit konservator.

Motivi i kritikave të mbështetësve të Ahmadinexhadit kishte të bënte me një deklaratë që Mashai ka bërë vitin e kaluar, duke u shprehur se Irani "mund të jetë vend mik i popullit izraelit edhe pse nuk mund të jetë mik i qeverisë së tyre".

Rahim-Mashai, vajza e të cilit është bashkëshortja e djalit të Ahmadinexhadit, aktualisht është edhe shefi i organizmit shtetëror për kulturën dhe turizmin.

                                                                                             

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›