Vasili: Kolegji Zgjedhor të mos ndikohet nga presionet
“Gjate gjithë kësaj kohe opinioni publik është përballuar me presione deri edhe kërcënime gjithfarësh gjate procesit te vendimmarrjes se institucioneve si KQZ dhe Kolegji Zgjedhor, institucione qe gezojne autoritetin ligjor qe te certifikojnë zgjedhjet ne Shqipëri. Ne i bejme thirrje Kolegjit Zgjedhor qe ne veprimtarinë e tij te udhëhiqet vetëm nga ligji dhe Kodi Zgjedhor dhe te mos influencohet nga asnjë lloj presioni apo kombinacioni politik ngado qe ai te vijë”, tha sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili.
Ai shtoi se pavarësisht nga rezervat që LSI ka për zgjedhjet dhe standartet e tyre “ne kemi respektuar institucionet që ngarkon ligji si Komisioni qendror i zgjedhjeve dhe Kolegji zgjedhor.” “Keto institucione janë ndërtuar nëpërmjet konsensusit te gjere te Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike dhe si te tilla duhen respektuar me qetësi si funksionimi ashtu edhe vendimet e tyre duke u distancuar nga presionet e njeanshme dhe anakronike për qëllime te përfitimit te ngushte partiak”-tha më tej ai.