E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZBARDHET DOKUMENTI- Prokuroria hap kutite Numerimi i votave u filmua

/ /

KOMISIONI HETIMOR PAS NJE JAVE/ Prokuroria e Shkodres ka perfunduar nje hetim per akuzat e PDK per manipulimin e zgjedhjeve ne Shkoder. Sipas dokumentit te Prokurorise jane rinumeruar fletet e votimit ne tete qendra votimi dhe ka rezultuar se PD ka pasur vetem nje vote me teper sesa rezultati zyrtar. Pas akuzave te kreut te PDK per shkelje ne hetim reagon Prokuroria e Pergjithshme Kemi filmuar numerimin e votave videon e veme ne dispozicion te publikut. Topalli Tani Rama te mbaje pergjegjesi. Votohet ne Kuvend ngritja javen tjeter e Komisionit Hetimor per zgjedhjet e 28 qershorit. Tre deputete te PS votojne kunder

Me nje vendim te dates 23 nentor 2010 kjo prokurori ka njoftuar pushimin e ceshtjes. Kur mungojne elementet e figures se vepres penale te falsifikimit te dokumenteve dhe rezultateve te zgjedhjeve ne bashkepunim te parashikuar nga neni 326 e 25 i K. Penal apo te ndonje vepre tjeter penale kjo ceshtje penale duhet pushuar. Per keto arsye bazuar ne nenet 328/1 germa b 329/1 dhe 24/5 te K. Pr. Penale vendosa te pushoj hetimet per ceshtjen penale me nr. 992 te vitit 2010 thuhet ne vendimin e firmosur nga prokurori Perparim Kulluri.
Hetimi
Partia Demokristiane kishte pretenduar se ne kater qendra votimi ne KZAZ-te 40 dhe 42 te qarkut te Shkodres Partia Demokratike ka marre 138 vota me pak se sa ato qe jane shkruar ne proces-verbal. Sipas Ndokes ne dy nga keto qendra votimi PDK-ja ka marre 22 vota me shume se sa eshte shkruar ne tabelen e rezultateve. Pas ketyre pretendimeve prokuroria e qytetit verior ka sekuestruar kater kutite e materialeve zgjedhore dhe fleteve te votimit per qendrat 0083 0101 0255 dhe 0294. Ne qendren 0101 eshte konstatuar qe PD-ja ka pasur 180 vota numri qe perkon edhe me proces-verbalin nderkohe qe nga shtate flete te votimit qe ishin te pavlefshme asnjera nuk ishte e PDK-se. Persa i perket qendres se votimit 0083 PD-ja kishte 160 vota nga te cilat ne 151 flete ishte vendosur shenja dalluese te kutia perkatese dhe ne 9 te tjera shenja dalluese ishte vendosur prane subjektit PD. Nderkohe ne proces-verbalin e kesaj qendre PD-ja rezultonte me 161 vota pra me nje me shume se sa kishte ne te vertete. Ndersa PDK-ja e cila pretendonte se kishte 15 vota ne kete kuti nuk kishte asnje te tille. Ne qendren e votimit 0255 te KZAZ-se 40 sipas Partise Demokristiane PD-ja kishte marre 273 vota dhe jo 327 sa cishte shenuar ne proces-verbalin perfundimtar te nxjerrjes se rezultateve. Pas numerimit rezultoi se PD-ja kishte 327 vota. E njejta situate ishte edhe per qendren e votimit 0294 ku PD-ja kishte 246 vota numri i njejte me proces-verbalin ku 228 ishin shenuar ne kutine perkatese dhe 18 ne pjese te ndryshme te rreshtit ku ishte vendosur Partia Demokratike.
Problemet
Sipas prokurorise se Shkodres problemi i konstatuar gjate keqyrjes se pamjeve filmike te numerimit te votave ishte fakti qe fletet e vendosura ne kamera kalonin me shpejtesi te madhe pa mundur te dallohej qarte se per ke ishte votuar. Ky veprim sipas prokurorise binte ndesh me udhezimin e KQZ-se sipas te cilit cdo flete votimi duhet te qendronte ne monitor jo me pak se 4 sekonda. Kjo detyroi prokurorine te sekuestronte kutite e votimit per kater qendra te cilat vertetuan ne fund ate qe ishte shkruar ne proces-verbal.

Hetimi i Prokurorise

Pretendimet e Ndokes

- QV 0083 PD-ja ka 151 vota dhe jo 161 qe jane pasqyruar ne proces-verbal. PDK-ja ka marre 15 vota dhe jo 0 qe jane pasqyruar ne proces-verbal.
- QV 0101 PD-ja ka marre 156 vota dhe jo 180 qe jane pasqyruar ne proces-verbal. PDK-ja ka marre 7 vota dhe jo 0 qe jane pasqyruar ne proces-verbal.
- QV 0255 PD-ja ka marre 273 vota dhe jo 327 qe jane pasqyruar ne proces-verbal.
- QV 0294 PD-ja ka marre 196 vota dhe jo 246 qe jane pasqyruar ne proces-verbal.

Konkluzionet e Prokurorise

- QV 0083 asnje nga fletet e votimit te pavlefshme nuk ishin shenuar ne katrorin apo afer subjektit Partia Demokristiane. PD-ja kishte 160 flete votimi 151 te shenuara ne katrorin perkates dhe 9 afer subjektit politik.
- QV 0101 flete votimi te pavlefshme ishin 7 por asnje prej tyre nuk ishte shenuar ne katrorin apo afer subjektit Partia Demokristiane. PD-ja kishte 180 flete votimi 19 prej te cilave jo ne katrorin por ne rreshtin e subjektit.
- QV 0255 PD-ja kishte 327 flete votimi 307 prej te cilave te vendosura ne katrorin perkates dhe 20 ne rreshtin e subjektit politik.
- QV 0294 PD-ja kishte 246 flete votimi 228 prej te cilave e kishin shenimin ne katrorin perbri dhe 18 ne rreshtin e subjektit politik. Numerimin e votave e kemi te filmuar

Prokuroria e Pergjithshme ka reaguar dje pas akuzave te kreut te PDK-se Nard Ndoka lidhur me hetimin e kutive te votimit ne kater qendra zgjedhore te qarkut Shkoder. Ne nje deklarate per mediat zyra e Prokurorise ben te ditur se Nga ana e prokurorise eshte vendosur sekuestro ndaj kutive te votimit dhe ne 17 shtator 2010 jane terhequr nga KQZ-ja kutite me materialet zgjedhore ndersa me 20 tetor 2010 jane terhequr nga KQZ-ja kutite me fletet e votimit. Sipas saj procesi i numerimit te votave dhe shqyrtimi i tyre eshte bere gjate muajit tetor duke respektuar te gjitha normat ligjore dhe dispozitat procedurale dhe ne ushtrim te kompetencave hetimore te prokurorise. Procesi i shqyrtimit duke nisur nga prerja e kodeve hapja e kutive dhe deri numerimi i votave ne to eshte kryer sipas ligjit dhe e gjithe procedura eshte regjistruar ne video te cilen ne rast se shihet e nevojshme mund ta veme ne dispozicion te medias. Topalli Rama te ike premtoi te mbaje pergjegjesi

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli reagoi dje ne seancen plenare te Kuvend pas perfundimeve te hetimeve per manipulime ne qarkun e Shkodres duke kerkuar doreheqjen e kreut te opozites Edi Rama. Topalli tha se hetimet e bera nga prokuroria nje institucion i pavarur prane opozites sipas saj nxoren se Rama nuk kishte te drejte dhe duhet te mbaje pergjegjesi sic ka premtuar vete ai. Kjo eshte kutia. Ikni Keshtu i thoni kryetarit tuaj te ike I thoni se keshtu eshte shprehur Nese del ndryshe une iki dhe mbaj pergjegjesi. Keto jane zgjedhjet me te mira mbi te cilat ju hodhet balte. Kerkoni te falur Ju nuk e njihni faljen. I thoni kryetarit tuaj te ike Kjo eshte e verteta. E thene edhe nga nje institucion i pavarur institucion afer jush tha Topalli. Me tej ajo u kerkoi deputeteve socialiste te reagojne ndaj kreut te tyre dhe te kerkojne falje per Shkodren. Kerkonit hapjen e kutive ose ne te iknim. I thoni kryetarit tuaj Ja vendimi i prokurorise pike pas pike nje me nje. Ti kerkoni falje Shkodres tu kerkoni falje shqiptareve dhe ai tju kerkoje juve te falur per ate qe ju beri. Nuk ju la per 6 muaj rresht te hyni ne Parlament per 6 muaj rresht u perpoq me te gjitha menyrat qe ju te humbnit mandatet. Kjo ishte e verteta. Perplasjani keto kryetarit tuaj tha jo. Sipas numrit dy te PD-se Rama dhe opozita punuan kunder liberalizimit te vizave me kerkesat e tyre per hetimin e zgjedhjeve te kaluara. Vizat i morem ne i morem me force me vullnet i kemi marre me pune te madhe kunder deshires se kryetarit tuaj qe ka bere cdo perpjekje por edhe kunder deshires se tre deputeteve ketu qe nuk kane lene leter pa shkruar kunder Shqiperise ne Bruksel deklaroi kryetarja e Kuvendit. Ndoka kunder Prokurorise

Kreu i PDK-se Nard Ndoka ka reaguar dje pas publikimit te vendimit te Prokurorise se Shkodres per mbylljen e hetimit te zgjedhjeve ne dy zona elektorale. Ne nje prononcim per mediat ne emer te opozites ai ka fajesuar kryeministrin Berisha i cili sipas tij ka bere presion mbi organin e akuzes. Prokurorise se Rrethit Gjyqesor Shkoder iu desh nje vit per te terhequr nga KQZ-ja pese kuti votimi dhe per te provuar manipulimet kur realisht duheshin maksimumi vetem dy-tre jave hetim. Jemi ne dijeni se KQZ-ja refuzoi per shume kohe dorezimin e ketyre kutive prokuroreve qe hetonin ceshtjen dhe kur pas nje viti vendosi ti dorezoje keto kuti u perpunuan nga ekspertet manipulatore te Partise Demokratike te urdheruar nga kryeministri Berisha. Hapja e kutive nga prokuroria pa prezencen e perfaqesuesit tone ligjor si pale ne proces eshte shkelje e rende procedurale dhe delegjitimon krejt hetimin tha Ndoka. Sipas tij ne kemi informacione te sigurta per presionin e vazhdueshem qe u eshte bere prokuroreve qe hetonin ceshtjen nga eksponentet me te larte te maxhorances duke iu bere kercenime nga me te ndryshmet e me te frikshmet fakte keto qe ne i kemi denoncuar publikisht edhe me pare.

ADI SHKEMBI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›