Klosi Akuza per UK absurde te nxjerrin mjeket
Sherbimi Informativ Kombetar gjate kohes qe drejtohej nga ju permendet ne nje raport te reporterit te Keshillit te Europes Dick Marty si i perfshire ne nje trafik organesh qe kryesohej nga kryeministri aktual kosovar Hashim Thaci. Cili ka qene pozicioni i SHIK-ut ne kete trafik
Persa i takon SHIK-ut asnje te vertete nuk ka ne keto historira. Per kete jam i prere dhe e them me pergjegjesi madje jam i gatshem te perballem me cdo
argument qe mund te paraqesin zoterinjte te cilet paraqesin kete raport. Sherbimi eshte i paingranuar ne gjera te tilla. Kete e them me pergjegjesi te plote duke njohur dhe aktivitetin e UK-se duke pasur kontakte te perditshme dhe te pernatshme me ate ushtri jam pothuaj i bindur se keto akuza jane absurde. Praktikisht ishte e pamundur ne konditat ne te cilat ishin ata e pamundur qe te sillnin rober lufte ne Shqiperi per vete faktin se kufiri yne me Kosoven ka qene i minuar dhe i pamundur te kalohej. Nisur nga teknologjia qe duhet per te bere transplant organesh dhe kushtet ne te cilat kjo behet une mund te them se Shqiperia edhe sot e ka te pamundur nje gje te tille dhe jo atehere ne kondita lufte.
Ky raport sipas zotit Marty eshte bazuar ne raportimet qe KFOR OSBE CIA kane bere ne 15 vitet e fundit. Gjate kohes qe ju keni drejtuar dhe ne bashkepunimet me keto institucione keni pasur informacione formale dhe informale per nje aktivitet te tille kriminal sic dhe raportohet
Une nuk mund te them se ky informacion nuk eshte mbeshtetur ne raporte te tilla sepse nuk mund te di se cfare raporti kane dhene keto sherbime dhe institucione. Por per kohen per te cilen flitet une mund te them me pergjegjesi se kemi pasur nje bashkepunim shume te mire me te gjitha sherbimet e medha europiane dhe kurre nuk kam degjuar prej tyre akuza te kesaj natyre qofte dhe elemente fare ordinere per ndonje trafik e jo me akuza kaq te renda. Keshtu qe me duket se me shume kerkohet te inskenohet nje situate per ti bere presion Hashim Thacit ish- luftetareve te UK-se sesa kemi nje pasqyrim te se vertetes ne keto informacione. Dicka do ishte thene. Bashkepunimi yne me sherbimet europiane ka qene shume i mire dhe ata kane qene te interesuar per situaten reale ne Kosove e me pas kur u vendos qe te nderhyhet ne Kosove interesi ka qene fare konkret sepse ishin njerezit e tyre qe do te hynin atje per te luftuar. Per shkak te pozicionit tone te vecante ne kemi qene balerina kryesore ne luften e Kosoves dhe informacionet kryqezoheshin me sherbimin tone. Duhet te kemi parasysh se ne bashkepunimet mes sherbimeve nuk ruhet ajo gjuhe diplomatike ne komunikim por flitet direkt dhe hapur transmetohet informacion por dhe kerkohet llogari. Nisur nga kjo metode pune ne do te kishim te pakten nje informacion sado te vogel rreth ketyre gjoja raportimeve qe keto sherbime paskan bere ne ate kohe dhe me pas.
Ne raport thuhet se edhe CIA ka dhene informacion per kete aktivitet. Cili ka qene raporti i CIA-s me UK dhe SHIK-un ne ate periudhe dhe sa mund te kishte nje raport tjeter pervec atij komunikimi qe ju thoni se ka pasur
Une nuk marr persiper te them se cfare ka thene CIA me ta por me duket absurde nisur nga bashkepunimi qe CIA ka pasur me ne dhe UK-ne per te pasur informacione te tjera pervec atyre qe jepnim dhe merrnim perdite. Madje CIA do te na kishte kerkuar edhe ne llogari nese do te ishin keto te verteta per te marre masa per ta nderprere dhe bllokuar kete aktivitet nese do te ekzistonte. Nje gje e tille nuk eshte diskutuar asnjehere me ta. Ka qene nje bashkepunim serioz me CIA-n dhe nuk arrij ta kuptoj se si mund te kete pasur nje raport te tille per trafiqe.
Ju thoni se kufiri yne me Kosoven ka qene i minuar dhe sbehej fjale per kalim roberish lufte nderkohe qe raporti permend dhe emra te pervecem si Nazim Bllaca i cili ka deshmuar per kryerjen e torturave ne baza grumbullimi. Keni ju njohuri per keto baza grumbullimi
Une nuk cuditem fare se mund te gjenden emra qe mund te dalin deshmitare. Ne gjithe historine e njerezimit ka pasur njerez qe dilnin deshmitare te rreme per interesa te tjera. Une di qe kufiri mes Shqiperise dhe Kosoves ka qene nen kontrollin e ushtrise serbe dhe ka qene nje kufi ku te tera shtigjet e kalueshme ishin te minuara. Une di qe UK-se i eshte dashur vertet te hape shtigje te reja per te kaluar ate armatim nga Shqiperia ne Kosove dhe ky armatim ka kaluar me cmimin e gjakut sepse ka pasur me dhjetera njerez qe kane rene ne minat apo ne pritat e ushtrise serbe per te kaluar armatime. Dhe me duket praktikisht e pamundur qe rober serbe te kene kaluar nga Kosova ne Shqiperi. Duhet ta pranojme qe UK ka qene gjithnje ne pozita mbrojtese dhe e ka pasur shume te veshtire qe te mbaje rober dhe aq me shume qe keta rober ti sjelle ne Shqiperi. Pare vetem nga ky aspekt bindesh se kjo histori eshte nje absurditet.
Sipas raportit te Dick Marty informacioni eshte marre nga raportimet qe kane bere Sherbimet Inteligjente gjermane italiane britanike madje dhe greke. Ka pasur prej tyre shqetesime te tilla
Une me te gjitha keto sherbime kam pasur kontakte ndoshta me greket nuk kemi folur hapur per Kosoven dhe kemi pasur nje marredhenie disi ndryshe per ceshtjen e Kosoves. Kurre nuk kam degjuar prej tyre akuza te kesaj natyre dhe jam i sigurt se nese ata do te kishin sado pak informacion per nje aktivitet te tille do te na i kishin thene per ta nderprere dhe bllokuar kete aktivitet. Une pres nga ata qe sot nxjerrin keto raporte te na thone se cili sherbim ka dhene nje raport te tille dhe si eshte paraqitur ai. Une nuk pres qe sherbimet te prononcohen sepse kur nuk ia vlen ata nuk marrin pozicion. Ata nuk e kane ne tradite te prononcohen per gjera te tilla.
Zoti Klosi klinika mjekesore Medicus njihej nga ju ne ate kohe apo u be e njohur pas formulimit te akuzave per trafik organesh
Ne e degjuam per here te pare kete klinike nga zonja Del Ponte degjuam qe kane ardhur dhe ekipe per te verifikuar nese ekzistonte kjo shtepi ne rrethin e Matit. Une kam biseduar dhe me punonjes te policise me shpresen se ata mund te dinin ndonje gje me shume por te gjithe kane mbetur te habitur nga keto akuza se ne rrethin e Matit ne nje shtepi fshati jane bere heqje organesh. Une besoj se kemi te bejme me nje tymnaje per te krijuar nje opinion me qellimin e vendosjes se nje barazie midis cmendurise qe kane bere serbet me shqiptaret dhe tani na dalin edhe shqiptaret se kane pasur te njejten barbari me serbet.
Ne raport permenden edhe disa baza si ne Bicaj Burrel Rripe por dhe ne Fushe-Kruje ku kryhej heqja e organeve te roberve serbe te luftes. Keni pasur dijeni per keto baza
Keto jane sinqerisht qesharake. Mesa di une i pari transplant i veshkave qe eshte bere ne Shqiperi me ndihmen e disa profesoreve te njohur italiane u be para pak javesh ne Tirane dhe u trumbetua si nje hap i jashtezakonshem i mjekesise shqiptare. Vertet nuk flitet per transplant organesh por ai nese ka qene i vertete eshte bere diku jashte Shqiperise. Por edhe nese eshte e vertete marrja e organit sic thuhet ne raport kerkon te behet ne kushte teper specifike te specializuara dhe me mjete moderne gje qe ka munguar dhe mungon ne Shqiperi. Ata qe akuzojne le te na thone nje emer specialisti profesori qe ka marre pjese ne keto operacione kaq te nderlikuara. Ne Shqiperi nuk ka te tille UK nuk ka pasur mjeke te tille. Nese ne kete trafik qenkan perfshire profesore te njohur te fushes se transplanteve le te na i thone emrat e tyre qe dhe ne te fillojme ta besojme. Sepse eshte pergjegjesi e ketyre profesoreve sipas raportit qe jane perfshire ne nje trafik nderkombetar organesh. Me pas duhet te dalim tek pergjegjesia e luftetareve te UK-se.
Po Sherbimet Inteligjente serbe kane dhene informacione per nje trafik te tille
Aspak une nuk e kam degjuar kete akuze nga Sherbimet Inteligjente serbe. Serbia ishte nje vend me dy sherbime shume te zhvilluara dhe serioze inteligjence ai shteteror dhe sherbimi ushtarak. Para zonjes Del Ponte dhe Dick Marty do te kishim sherbimet serbe qe do te ankoheshin por nga serbet ska pasur asnje akuze te tille. Prandaj ngado qe ta shohesh kjo tymnaje ka nje synim politik.
Kuvendi rezolute kunder reporterit te KiE
Kuvendi denoi dje akuzat e raportit te reporterit te Keshillit te Europes Dik Marti. Kreu i grupit parlamentar te PS-se Gramoz Ruci kekroi miratimin e nje rezolute te perbashket nga Kuvendi shqiptar dhe prezantimin e saj te gjithe faktorit nderkombetar. Une do kerkoja qe ky Parlament te shprehet me nje rezolute. Me nje rezolute ku ti denoje ashper keto akuza keto sulme qe i behen shtetit tone kombit tone dhe rajonit tone propozoi Ruci. Raportin e denoi edhe kryetarja e Kuvendit Topalli duke thene se eshte raporti me politik shperdorim total i detyres se nje anetari te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Europes dhe qenien e tij si anetar i delegacionit te nje vendi te caktuar. Ky raport jo vetem ka qellim antishqiptar eshte kundra kombit tone eshte kundra paqes ne rajon por ai i bie ndesh fort dhe partnereve tane kryesore sot ne bote.
ARISTIR LUMEZI