E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni hetimor ngrihet pas nje jave

/ /

Ky ishte vendimi i djeshem i Kuvendit i cili debatoi per daten por ne fund 126 deputete i thane po votimit per ngritjen e komisionit javen e ardhshme me perjashtim te tre deputeteve te PS-se te cilet votuan kunder. Sajmir Tahiri Bashkim Fino dhe Dashamir Peza votuan dje kunder ndryshe nga grupi parlamentar i PS-se me arsyetimin se shtyrja 1 jave per ngritjen e komisionit nje kerkese e PD-se nuk ishte e justifikuar dhe bie ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit. Tre deputetet socialiste qe dolen kunder grupit te tyre parlamentar nuk dhane nje shpjegim vote por jashte Kuvendit deputeti Tahiri u shpreh se nuk ishte dakord pasi sipas tij nuk ishte e arsyetuar votimi per javen e ardhshme. Sipas Tahirit ky vendim bie ne kundershtim me Rregulloren e Kuvendit e per me teper nuk ka pse te kaloje per mendim ne Komisionin e Ligjeve. Perpara votimit dy kreret e grupeve parlamentare Ruci e Patozi debatuan ne lidhje me daten e ngritjes se komisionit hetimor. Ne qofte se do te kishte vullnet politik gje qe ne si opozite e shikojme me skepticizem megjithate le te presim deri ne ate date qe keni vendosur ju ne perseri jemi per kete date qe ska asnje arsye. Kemi humbur shume kohe per kete ceshtje. Ne daten 23 mesa duket keni menduar ti mblidhni te gjitha bashke. Une jam po kaq i vjeter sa disa nga koleget tuaj dhe te mite ne kete salle. Une e di qe 10 diteshin e fundit te korrikut dhe 10 ditshin e fundit te dhjetorit maxhoranca juaj ne pushtet nuk ka bere pune te mira ne historine e ketyre 20 vjeteve ka bere vetem pune te keqija deklaroi Ruci. Nga ana e tij Patozi deklaroi se opozita nuk kerkon transparencen e zgjedhjeve dhe leshoi akuza kunder saj. Ne duam qe ky komision te ngrihet per nje arsye te vetme duam qe tju carmatosim duam tju caktivizojme qe te mos endeni si nje rrezik publik rrugeve te Shqiperise dhe te botes pra ne duam qe tju heqim alibine per zgjedhjet e kaluara qe humbet por dhe zgjedhjet e ardhshme qe do ti humbni gjithashtu tha Patozi duke shtuar se cfare pritet te ndodhe pas kesaj une nuk jam dakord me zonjen Topalli dhe zotin Paloka qe thane se duhet te largohet Edi Rama. Une them se nuk duhet te largohet Edi Rama. E dini pse Se nuk ka ku te shkoje me sepse eshte ne gryke te nje derexheje te nje katandisje ku ka cuar veten e tij por edhe partine politike qe ai perfaqeson. Patozi u shpreh i gatshem per ngritjen e komisionit hetimor parlamentar. Ne rast se ju do te jeni serioz sigurisht qe komisioni do ngrihet zgjedhjet do te hetohen perfundimet do dalin tha ai. Por me heret kreu i grupit parlamentar te PS-se Ruci u shpreh pesimist per kete pike. Une thashe qe e shikoj me skepticizem. Le te jete nje enderr e keqe por perseri nuk shpresoj qe ju do te keni vullnet edhe ne daten 23 deklaroi Ruci duke bere qe ne fund shtyrja e ngritjes se komisionit me nje jave te votohet nga te gjithe deputetet me perjashtim te tre deputeteve socialiste qe nuk dhane arsye publike.

Vendimi i Kuvendit

Percaktimi i dates per shqyrtimin Per caktimin e dates se shqyrtimit ne Kuvend te kerkeses se 35 deputeteve per ngritjen e nje komisioni hetimor per hetimin e shkeljeve te ligjit ne pergatitjen dhe zhvillimin e zgjedhjeve per Kuvendin e Shqiperise qershor 2009. Kuvendi vendosi

1- Kerkesa e deputeteve caktohet per shqyrtim ne seance plenare ne daten 23.12.2010.

2- Komisioni i Ligjeve shqyrton dhe paraqet raportin brenda dates 21.12.2010.

3- Ky vendim hyn ne fuqi menjehere.

ERALD KAPRI

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›