Eurodeputetet rrezojne Gramoz Rucin Mungesa e konsensusit politik rrezikon vizat

Deklarata e djeshme e kreut te grupit parlamentar socialist ne Kuvend se mos votimi i ligjeve nga opozita nuk cenon procesin e heqjes se vizave eshte hedhur poshte nga perfaqesues te larte te Parlamentit Evropian. Zyrtaret e ketij institucioni ndajne shqetesimin se tensioni i ngritur politik mund te jene nje argument ne favor te atyre vendeve qe kane dale kunder liberalizimit te vizave per Shqiperine dhe Bosnjen ndersa ne nentor pritet votimi ne Keshillin e Ministrave te Bashkim Europian. Eurodeputetja Doris Pak thote se rruget nuk jane per te bere protesta dhe fton palet te punojne ne parlament.
Une u bej thirrje politikaneve ti japin fund asaj qe po bejne. Puna e tyre duhet bere ne parlament. Rruget nuk jane per te bere protesta. Nuk eshte mire te rrime vetem duke ofenduar njeri-tjetrin. Duhet thene se kjo gje eshte bere tashme e padurueshme. Kjo eshte per situaten politike. Tjetra eshte se Shqiperia i ka plotesuar te gjitha kriteret. Nese dikush kerkon te ndikoje per keq ne politiken e brendshme kjo nuk eshte mire. Keshilli do vendose pozitivisht duke i pare gjerat sikurse une i shoh. Une e besoj se ne Shqiperi njerezit jane merzitur me keto grindje pa kuptim. Une e ftoj opoziten te punoje si opozite ne parlament- tha Pack.
Zv/presidenti i Parlamentit Europian perfaqesues i se majtes Xhani Pitela thote se protestat e opozites dhe ceshtjet e tjera nuk do te ndikojne ne ceshtjen e vizave por ai fton palet te bien dakord per transparencen e zgjedhjeve te kaluara.
Protestat dhe ceshtjet e tjera nuk do te ndikojne ne kete problem. Gjeja e pare per nje vend i cili deshiron te punoje me Evropen eshte qe ai te siguroje transparencen. Mesazhi im eshte qe eshte e mundur qe te mbyllet kjo krize politike ne qofte se ne bejme nje transparence te plote te zgjedhjeve te kaluara. Eumlshte e mundur qe te punojme ne nje komision te perbashket perfaqesuesit e shumices me te opozites. Ky komision mund te beje verifikimin e votimit per ti qartesuar disa situata me nje konsensus te plote- tha Pitela.
Ndersa zv/kryetari i delegacionit te Parlamentit Evropian per Evropen Juglindore Perfaqesues i Aleances se Demokrateve dhe e Liberaleve per Evropen Jelko Kacin thote se partite politike duhet te punojne per integrimin europian.
Ne gjithnje kerkojme nje hap perpara per tu afruar me BE-ne dhe jo per te bere nje hap prapa ose brenda. Ky eshte nje moment i se vertetes. Dhe politikanet tuaj nuk duhet te ngecin. Ne jemi te interesuar qe te vijme ne Tirane mendoj me 4 nentor dhe shpresoj se politikanet tuaj do te tregojne tolerance qe rrugetimi yne atje si mund ta them te jete me dobi. Qe te justifikohet vajtja jone atje. Nese dicka shkon keq eshte me mire te mos shkojme. Sepse atehere do te jemi te detyruar te japim nje mesazh negativ- thote Jelko Kacin.