E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO - vendet anetare bien dakord per modernizimin e aleances

15-10-2010 / Gazeta 55

Ministrat e Mbrojtjes dhe te Jashtem te NATO-s kane rene dakord ne Bruksel mbi konceptin e ri strategjik te NATO-s qe ka per qellim reformimin e kesaj organizate per te perballuar me sukses sfidat e ketij shekulli dhe atyre qe vijne. NATO do te modernizohet duke formuar trupa ushtarake te levizshme te kete sistemin e vete te raketave dhe kunderraketave dhe siverhapesires. Shefi i Aleances Anders Fog Rasmusen tha se koncepti i ri strategjik i NATO-s do te permiresoje kapacitetet e NATO-s per tiu pergjigjur rreziqeve te sotme dhe te neserme si terrorizmi sulmet me raketa dhe sfida te tjera qe lindin.
Lidhur me sistemin anti-rakete ka nje konsensus te gjere qe ne duhet ta adaptojme nje sistem te tille por ka ende disa aspekte teknike qe mbeten per tu finalizuar. Mendoj se nje marreveshje kaq e rendesishme sic eshte sistemi anti-raketave i NATO-s eshte shume mire qe merret ne nivelin e kryetareve te shteteve u shpreh ai.
Por edhe ne kontekstin e nje krize financiare NATO mendon te jete performante duke perdorur ne menyre efikase burimet e disponueshme. Ministri shqiptar i Mbrojtjes Arben Imami deklaroi se Shqiperia ka nje plan disavjecar te shqyrtimit te risktrukturimit te kapaciteteve. Besoj se kemi arritur nje maksimum te larte. Ajo qe do ndodhe me Shqiperine ne vitin e ardhshem ndryshimi i detyrave dhe misioneve operacionale. Ne kemi hedhur kapacitetet e misioneve te luftimit dhe trajnim dhe monitorim u shpreh Imami.
Drafti i pergatitur ne Bruksel do te marre formen perfundimtare ne samitin e kryetareve te shteteve ne Lisbone.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›