ZMK, përshëndet vendimin e ministrit Tafaj për njohjen e diplomave të studentëve për drejtësi
Zyra për Mbrojtjen e Konsumatorëve ka përshëndetur vendimin e Ministrit të Arsimit Tafaj për ngjohjen e diplomave të studentëve të drejtësisë. ZMK thekson se falenderon Ministrin Myqerem Tafaj i cili në ditën e parë të punës së tij zgjidhi një problem të mbartur nga paraardhësi i tij. Siç dihet qindra studentë të Fakultetit të drejtësisë të sistemit 4-vjeçar iu mbetën diplomat jashtë njohjes nga MASH çka i bënte këto diploma të pavlefshme dhe kjo rrezikoi punësimin e tyre në sektorin public dhe privat. Pëfaqësuesit e studentëve me mbështetjen e ZMK-së organizuan një konferencë ëpr shtyp përballë ministrit të Arsimit ku kërkuan ndihmë Kryeministrit Berisha. Vetëm 24 orë pas premtimit Ministri Tafja firmosi njohjen e diplomave një rast ky për t'u përshëndetur pasi tregon predispozicion maksimal të tij për t'ju përgjigjur nevojave të mëdha të arsimit shqiptar.