E Shtunë, 31 Tetor 2026

ZRPP Vlore dyfishohen kerkesat per rivleresim prone

Në zyrën e regjistrimit të pasurive të paluajtshme të Vlorës janë dyfishuar kërkesat e pronarëve për rivlerësimin e pasurive të tyre.Pas vendimit të qeverisë të muajit maj të këtij viti për rivlerësimin e pasurisë nga 40 kërkesa që paraqiteshin në këtë zyrë brenda një dite tani ky numër ka arritur në 85.Në rast se pronarët kërkojnë të shesin pasuritë e tyre dhe e kanë bërë rivlerësimin atëhere tatimi që do të paguajnë tashmë është 1 % nga 10 % që është për pasuritë e parivlerësuara.

"Të gjithë qytetarët që kanë pasuri të paluajtshme për të kryer transaksionet e tyre, pra, shitje, ata mund të vijnë në zyrat e regjistrimit dhe të bëjnë rivlerësimin e pasurisë. Pas rivlerësimit tatimi do të jetë 1 për qind", tha Eduart Dervishi.Regjistrues i Z.V.R.P.P Vlorë.

Mundësia për të aplikuar për rivlerësimin e pasurisë është deri në fund të vitit 2011 dhe ky akt ka vlerë të gjatë kohore deri në një tjetër vendim të qeverisë për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme.

Festim Llanaj

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›