E Shtunë, 31 Tetor 2026

260 kg kanabis. Aksion ne Tirane dhe Lazarat 5 ne pranga

Plot 260 kg kanabis sativa janë sekuestruar gjatë orëve të vona të së shtunës, ne dy operacione antidroge te policies se kryeqytetit dhe asaj te Gjirokastres.Gjate operacionit te koduar “Hallouin” ne zonen e Ndroqit ne Tirane  4 persona u vune  në pranga ndersa u sekustrua 120 kg marijuane. Ne Lazarat gjate operacionit “Vesa e mengjesit” u kap një sasi prej 140 kg kanabis duke vene ne pranga një person dhe shpalljen e nje tjetri ne kerkim.   

Operacioni “Hallouin” i sektorit te antidrogës në policinë e Tiranës është organizuar oret e vona të së shtunës në zonën e Ndroqit, ndersa kishte si destinacion tregun e Tiranes.Nje pjese e saj u sekuestrua në automjetin ku udhëtonin Shkelzen Hajdari, Eqerem Hoxha, Maliq Memo dhe Aleksander Kola. ndërsa pjesa tjetër gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre ne Durres.

"Nga kontrolli i ushtruar në automjetin tip “Mitsubishi Pajero”, u gjendën e 19 thasë të mbushur me bimë të dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva, me peshë  120 kg. Gjithashtu gjatë kontrollit fizik të shtetasit Shkëlzen Hajdari, ju gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale  një armë zjarri pistoletë Zastava model- 54, me nje karikator dhe 9 fishekë", tha Alma Katragjini zedhenese e policise,Tirane.

Sasia tjeter prej 140 kg lende narkotike u sekustrua gjate operacionit “Vesa e mengjesit” ne Gjirokaster  . Policia arrestoi 17 vjecarin me inicialet M.H, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim. Nga të dhënat e para mësohet se blute e gjirokastres kishin marrë informacion paraprak për një sasi droge që do transportohej me makinë nga Lazarati në Sarandë, dhe kishte ngritur postbllok. Në momentin kur kanë parë unifromat blu dhe postbllokun, trafikantët e kanë goditur ate, dhe më pas kanë braktisur makinën në tentativë për tu arratisur. Policia ka arritur të ndalojë njërin ndërsa shoku i tij ka arritur të largohet duke përfituar dhe nga errësira.

Kjo është sasia e dytë e drogës  në harkun kohor te 3 ditëve ku me 27 tetor operacioni Eskorta u finalizua me 150 kg kanabis sativa te sekuestruar dhe gjashte persona ne pranga.

Jul Kasapi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›