E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reforma zgjedhore Manjani Jo vetem nga PS-PD

Një nga aleatët e Partisë Demokratike në koaliciomin qeverisës Lëvizja Socialiste për Integrim deklarohet kundër bërjes së reformës zgjedhore në mënyrë bipartizane, dhe me të drejtën e vetos nga dy partitë e mëdha. 

Sekretari për cështjet zgjedhore Ylli Manjani thotë për  Albanian Screen se bërja e kësaj reformë nga dy partitë e mëdha në të shkuarën ka rezultuar e dështuar. Sipas tij nevojitet një process gjithpërfshirës i partive politike shoqërisë civile dhe inistitucioneve që kanë lidhje me proceset zgjedhore, për të patur një ndërhyrje të suksesshme në kodin zgjedhorë.  

"Reformat e PD dhe PS në gjithë këtë vit kanë qenë kryesisht reforma bipartizan dhe nuk kanë arritur thuajse asgjë. Të ketë një reformë sa më të gjerë të mundshme", thotë Ylli Manjani sekretar për ccështjet zgjedhore në LSI

Mes përfaqësuesve të mandatuar nga dy partitë e mëdha  për reformën zgjedhore po  negociohet  qoftë për cështjet që duhet të trajtohen, por edhe për modalitetet e funksionimit të komisionit, por ende nuk ka një lëvizje konkrete. Po kështu nuk është futur në axhendën e punës së parlamentit as edhe një projektvendim që  lëvizja socialiste për integrim prej tre javësh, ka depozituar në kryesinë e kuvendit.  

Taulanta Boja

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›