E Diel, 1 Nëntor 2026

Fitore e vështirë e Juventusit

Juventusi ka arritur që me rezultat minimal 1-0 të shënojë fitore në transfertë te Lecce, për të qenë edhe një javë lider i përbashkët me Milanin.

Ndeshja ishte monotone nga fillimi i takimit, por Juventusi kishte primatin, dominimin në çdo aspekt.

Pas dëmtimit të Fabio Quagliarellas, në lojë inkuadrohet Alessandro Matri që (27’) realizoi për 1-0 dhe epërsinë që i dha fitoren Juventusit.

Me këtë fitore Juventusi mbetet lider me 37 pikë së bashku me Milanin, por Bardhezinjtë kanë golaverazh më të keq se sa Kuqezinjtë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›