Zabërgja dhe Itodo drejt Ukrainës, Dinamo fiton miliona

Dinamo do të shesë dy yjet e sulmit, Baton Zabërgja dhe Peter itodo Mandela në Ukrainë. Sipas mediave ukrainase, Metalist 1925 ka arritur marrëveshjen me drejtuesit e klubit blu dhe të dy lojtarët do të bashkohen me skuadrën e re pas ndeshjes së të enjtes në Conference League.
Dinamo pritet që të mbushë arkat me këtë transferim të dyfishtë, pasi flitet që blutë do të përfitojnë mbi 2 milionë euro nga shitja e dy yjeve të sulmit.
Ndonëse shifrat nuk janë akoma zyrtare, flitet se sulmuesi kosovar do të shitet për rreth 1.4 milionë euro, ndërsa Itodo për rreth 1 milionë euro dhe një pjesë të kësaj shume do ta marrë Luzi, që zotëron një përqindje të kartonit të lojtarit.