E Diel, 1 Nëntor 2026

Zabit Deda Shteti qe me vrau vellane te me prese te premten

TIRANE- Zabit Deda vellai i Hekuran Dedes nje nga tre personat qe mbeten te vrare te premten pasdite akuzoi dje kreun e qeverise per vrasjen e te vellait. Une akuzoj shtetin per vrasjen e vellait tim. Ne cdo moment te organizohet dhe te kete proteste une do te jem atje dhe do te protestoj sepse ky shtet ka vrare vellain tim.


Edhe sikur ai shtet qe vrau vellain tim te me vrase edhe mua. Jeta ime nuk ka me asnje vlere tashme. Vellai im kishte dale per te protestuar paqesisht. Nuk po sulmonte asnje institucion. Vetem po protestonte per te kerkuar te drejtat e tij te drejtat tona. Ato te te gjitheve- tha per Shekullin dje ne mesdite Zabit Deda vellai i Hekuran Dedes ne Laknas.


Zabit si e moret vesh humbjen e vellait


Une nuk isha ne shtepi ate dite pasi per fat te mire kisha mundur te gjej pune. Me mori ne telefon nje shok i Hekuranit me te cilin ai kishte shkuar ne proteste per te shprehur mospajtimin e tij per kete gjendje ekonomike ne te cilen jemi. Ka shkuar ne proteste per te demonstruar paqesisht pa arme pa gure dhe pa dhune.


Ashtu ishte edhe kur ai u vra. Eshte vrare me dy duar ne xhepa. Ka ikur ne mengjes per proteste. Me mori ne telefon ne darke shoku i tij dhe me tha se Hekurani ishte plagosur dhe e kishin derguar ne Spitalin Ushtarak dhe ishte ne gjendje te rende shendetesore. Menjehere u nisa ne drejtim te spitalit ushtarak.


Ju nuk dinit asgje se Hekurani ishte qelluar me arme zjarri deri sa jeni marre ne telefon nga shoku i Hekuranit


Jo nuk kam ditur asgje deri ne ate moment. Kam qene i paditur. Vetem kur me ka marre shoku i vet ne telefon me tha qe kane qelluar e kane plagosur dhe eshte ne spitalin ushtarak. Mora disa shoke dhe te aferm dhe aty kam pare te gjithe njerezit. Kerkoja te futesha te shikoja vellain sepse disa me thane qe ka vdekur. Disa te tjere me thonin se eshte ne gjendje te rende eshte duke u bere operacion. Nuk me linin sepse. Aty ne ate moment me ka ardhur Spartak Ngjela dhe me ka marre duke me derguar aty ku ndodhej vellai.


Me pyeti Ky eshte vellai juaj - Po i thashe ky eshte.
Ai ne fakt kishte vdekur. Ata me thoshnin se eshte gjalle eshte gjalle. Por ai kishte vdekur.


Po vellai ku ishte


Ai ishte ne salle te operacionit. Me thoshnin se do ta fusnin ne operacion. Por ne ate moment ai nuk merrte dhe nuk jepte. I kishin vendosur tubat e oksigjenit. Me thane qe prit sepse do te behet me mire. Aty takova edhe shokun e Hekuranit me te cilin kishte qene ne vendin e ngjarjes. Aty me tha se e kane qelluar me arme. Edhe ai nuk po me tregonte mire ngjarjen sepse dukej se i vinte rende.


A te tregoi ndonje detaj apo se si kishte ndodhur ngjarja


Po me tregoi. Me tregoi se kishin qene ne vendin e ngjarjes dhe se e kishin qelluar me arme. Ai me tha se kur eshte qelluar kishin qene duke qendruar me duar ne xhepa. Ne momentin kur ai eshte rrezuar ai tha se kishte qene duke kerkuar te ndizte nje cigare. Me tha se kur eshte rrezuar e kishe prekur ne gjunje. Me tha se kishte ardhur nje grua aty dhe me tha se ajo e kishte ndihmuar me nje shall dhe e kishin derguar ne spital.


A te tha gje qe do te shkonte ne proteste


Po me tha se do te shkonte ne proteste. Kjo ishte deklaruar publikisht prej kohesh se do te organizohej proteste. Me pati thene se do te shkonte per nje proteste paqesore dhe asnjehere per te kryer akte dhune. Per te kerkuar te drejtat tona. Qeveritaret per vete i kane mbaruar hallet e veta. Ne per hallet tona nuk dime cte bejme sepse jemi pa pune ne pjesen me te madhe te kohes. Ne jemi ata qe vuajme pasojat gjithmone.


Dua te them se dje pardje kane ardhur per te na ngushelluar deputete dhe perfaqesues te opozites dhe te Partise Socialiste te cilet dua ti falenderoj per ngushellimet qe percollen. Asnje qeveritar apo asnje pushtetar nuk erdhi te na ngushellonte.


Ata qe u vrane nuk ishin armiq ishin shqiptare. Ata qe dolen ne proteste e kishin nje hall. Nuk shkoi kush te interesohej cfare kerkonte ai i plagosur qe kishte dale per te protestuar. Njerez te tille une nuk i quaj shtet nuk i quaj drejtues te ketij shteti.


A jeni pyetur nga Prokuroria


Jo nuk jam pyetur. Nuk kam pasur kohe ti jap prokurorise deklarime te tilla pasi jam marre me punet mia me hallin qe me ka rene. Ne kerkojme nga kjo qeveri nga shteti dhe nga organet kompetente qe te zbulojne autoret e vrasjes dhe ti denojne ata. Kush do qe te jete. Ne kerkojme qe te zbatohet ligji dhe ata te dalin perpara pergjegjesise.


Ne qe kemi dale ne proteste e kemi nje hall. Jemi te gjithe pa pune. Edhe vellai im qe u vra te premten ka pasur nje hall. Ai kishte ardhur para pak kohesh nga Greqia dhe ishte pa pune. Donte te ikte perseri ne Greqi sepse ketu nuk po bente dot asnje dite pune.


Ju jeni ne pune apo njerez te tjere te afert


Pa pune te gjithe. Here pas here gjejme ndonje dite pune por shumicen e kohes jemi pa pune.
A do dilni te protestoni me pas vrasjes se vellait apo te kerkoni vrasesit e vellait
Edhe sikur te vijne te me vrasin edhe mua une do te dal ne proteste qe diten e pare qe ajo do te behet. Le te vijne te me vrasin edhe mua ne proteste. Nuk do te me dhimbset hic jeta. Ky shtet vrau vellain tim. Kjo eshte vrasje shteterore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›