E Diel, 1 Nëntor 2026

Zaccheroni, trajner i ri i kombëtares së Japonisë

Alberto Zaccheroni do te jete trajneri i ri i kombtares se Japonise. Tekniku i njohur italian qe me pare ka drejtuar skuadra me emer si Milan dhe Juventus ka arritur marrveshjen me federaten e vendit aziatik, duke firmosur nje kontrate 2-vjecare, nga e cila do te perfitoje rreth 2.4 milione dollare. 56-vjecari u zgjodh nga drejtuesit e futbollit japonez ndaj kandidaturave te tjera per te marre kete post si ish-trajneri i Argjentines Jose Pekerman dhe dy hollandezet Marco Van Basten e Ronald Koeman.

"Skuadra ka nje nivel te mire dhe kualitetet e duhura per te arritur objektiva te rendesishme. Une jam optimist dhe ne te njejten kohe krenar qe do te drejtoj kombtaren e Japonise”, ka bere te ditur Zaccheroni, qe do te zevendesoje ne pankinen e perfaqesueses japoneze Takeshi Okada, i cili drejtoi “Samurait Blu” deri ne 1/8 e Boterorit te fundit, prpara se te eliminoheshin nga Paraguai pas gjuajtjeve te penalltive. Japonia do te luaje dy miqesore me 4 shtator kunder Paraguait dhe kater dite me pas ndaj Guatemales, por Zaccheroni do te ulet ne stolin e skuadres se tij te re vetem pas ketyre dy takimeve ndersa kompeticioni me i rendesishem eshte Kupa e Azise qe do te zhvillohet ne Katar.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›