E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zafiri ia merr PDK-së 100 të rinj në Prizren

Partia e ish-deputetit të PDK-së, Zafir Berishës, Bashkimi Demokratik (BD) po vazhdon të merr anëtarësinë e partisë së Hashim Thaçit në Prizren.
BD-ja e Berishës ka njoftuar se sot në këtë parti do të kalojnë edhe njëqind të rinj që më herët kanë qenë anëtarë të PDK-së.

"Sot (08.06,2013 prej orës 20.00) në 3 vjetorin e themelimit te Bashkimit Demokratik ky grup i të rinjve, mbi 100, edhe zyrtarisht do të aderojmë në ketë parti, parti e cila na i hapi dyert dhe po na jep mundësi të shumta që t'i tregojmë vlerat", thuhet në njoftimin e lëshuar nga Nehat Gashi, ish delegat i Kuvendit te Rinise në PDK, transmeton Express.

Ky ish-anëtar ka shkruar se në PDK-në e Prizrenit nuk ka demokraci dhe as veprime demokratike.

"Ne kemi pritur deri tani që Kryetari i PDK-së z. Thaçi dhe z. Memli Krasniqi të ndërhyjnë, mirëpo si duket atyre nuk i ka bërë shumë përshtypje kërkesa jonë, dhe sot të gjithë këta të rinj e nderojnë shtëpinë e tyre të vjetër me një shtëpi te re, me zot shtëpie të ri, dhe me një mikpritje te ngrohte në shtëpinë tashme te përbashkët", ka thënë ai./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›