E Shtunë, 31 Tetor 2026

Java 25, Tirana – Vllaznia 1-2

Vllaznia mposhti 2-1 Tiranën në “Selman Stërmasi”, duke çuar tri pikë të arta në Shkodër në humbjen e 10-të sezonale të kampionëve në fuqi, të cilët nga ana e tyre pësuan disfatë e tretë rresht në Superligë.

Mesfushori i Tiranës, Gjergji Muzaka, shënoi me penallti në minutën e 13-të, dhe po me një gol nga pika e bardhë barazoi Blaze Rajoviç për Vllazninë në minutën e 25-të.

Golin e fitores për Vllazninë e Edi Martinit e realizoi sulmuesi boshnjak Sead Haxhibuliç pesë minuta përpara përfundimit të kohës së rregullt, që ngjiti skuadrën shkodrane në vendin e 6-të me 33 pikë dhe rrëzoi Tiranën në vendin e katërt.

Tirana ndodhet në një krizë rezultatesh, dhe pas eliminimit në Kupën e Shqipërisë, duket se rrezikon edhe një vend në Ligën e Europës.

Për Vllazninë kjo ishte fitorja e 70-të në 155 ndeshje historike me Tiranën, që nga ana e saj ka 69 fitore (36 barazime), por dhe e dyta rresht në kryeqytet, pas asaj 1-0 në fazën e dytë.

Kategoria Superiore
Java 25

Sot, 28.03.2010

Besa-Flamurtari 1-2
Shënues: Daniel Xhafaj 40’/ Migen Memelli 22’, Migen Memelli 79’

Tirana-Vllaznia 1-2
Shënues: Gjergji Muzaka 13 (p)/ Blaze Rajovic 25’(p), Sead Hadjibulic 85’

Laçi-Apolonia 2-0
Shënues: Julian Brahja 10’, Saimir Kastrati 22

Shkumbini-Teuta 1-0
Shënues: Endri Bakiu 41’ (p)

Dje, 27.03.2010

Dinamo-Kastrioti 1-1

Gramozi-Skënderbeu*
E ndërprerë më minutën e 75-të, kur rezultati ishte 1-0 për Skënderbeun

Burimi: Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Diele, 28 Mars 2010
Shto dhe ti komentin tend Emri dhe e-maili

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›