32-vjeçari në Kamëz u vra nga policia
Policia sqaron se gjatë patrullimit, forcat e rendit kanë hasur në rezistencë nga një automjet ku ndodheshin disa persona, të cilët kanë qëlluar me armë në drejtim të policisë.
“Nga Patrullat e Policisë, personave në automjet ju është bërë thirrje me sinjal zanor, fenelinë por pasi kanë ndaluar mjetin janë larguar menjëherë me vrap. Thirrjes së policisë “Ndal Policia”, një prej personave i armatosur, në moment i është përgjigjur me zjarr, duke qëlluar me armë në drejtim të Patrullës së Përgjithshme të Policisë”, thekson komunikata.
Forcat e rendit kanë reaguar duke qëlluar në ajër me armët e tyre. Si pasojë e shkëmbimit të zjarrit, në vendin e ngjarjes është gjetur i pajetë shtetasi Ahmet Bardhoshi, 32 vjeç, person me precedentë të mëparshëm penal, i cili mbante të veshur një xhup ushtarak, në duar mbante doreza, si dhe një palë pinca të fshehura në trup.
Nga veprimet e para hetimore rezulton se, automjeti me të cilin udhëtonin këta shtetas ishte i vjedhur në zonën e Paskuqanit në pronësi të shtetasit Man Demiri, po kështu edhe një gjenerator elektrik, i cili ndodhej brenda në këtë mjet. Në vendin ku rezulton i vjedhur gjeneratori, u konstatua se autorët kanë tentuar të vjedhin edhe një automjet tjetër tip Benz, të cilat ishin në pronësi të shtetasit Enkelejd Cali, ndodhur në zonën e Paskuqanit.
Njëri prej personave mundi t’i largohej kapjes së policisë dhe nga strukturat e hetimit të krimit të policisë së Tiranës, po punohet nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e tij.