E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zambia shqyrton njohjen

Ministri i Jashtem Skender Hyseni po vazhdon takimet ne New York me vende qe ende nuk e kane njohur shtetin e Kosoves.

Te shtunen ai ka biseduar me Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes se Zambise Kabinga Pande.

Ne kete takim Ministri Hyseni ka folur per zhvillimet me te fundit rreth Kosoves dhe te arriturat e shtetit me te ri si ne planin e konsolidimit te tij te brendshem ashtu dhe nderkombetar ka njoftuar MPJ e Kosoves.

Ne diskutimin e tij Ministri eshte ndalur ne vecanti te permbajtja dhe rendesia e mendimit keshilledhenes te 22 korrikut te Gjykates Nderkombetare te Drejtesise si dhe te Rezoluta e 9 shtatorit e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara perkitazi me kete mendim.

Ministri Hyseni eshte shprehur se Gjykata Nderkombetare e Drejtesise ka folur qarte me 22 korrik duke hequr cfaredo dyshimi qe mund te kete ekzistuar per sa i perket ligjshmerise se pavaresise se Kosoves pasi Gjykata ne te gjitha pikat ka vendosur ne favor te Kosoves. Tutje Ministri ka vene theksin edhe te rezoluta e Asamblese se Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara e cila ka mirepritur mendimin e Gjykates.

Sa i perket procesit te dialogut Ministri ka thene se kjo rezolute e hartuar nga Bashkimi Evropian perfundimisht ka konfirmuar perjashtimin e cfaredo bisede per statusin duke theksuar faktin se rezoluta flet per nje proces dialogu per te promovuar bashkepunimin ndermjet Republikes se Kosoves dhe Republikes se Serbise. Me kete rast Ministri ka theksuar se Republika e Kosoves eshte e gatshme qe te bashkepunoje me Republiken e Serbise mbi bazen shtet me shtet per ceshtje praktike te interesit te ndersjelle derisa te dy shtetet aspirojne dhe perparojne drejt integrimeve evropiane thuhet ne njoftim.
Ne takim Ministri Hyseni ka perseritur po ashtu thirrjen drejtuar Qeverise se Republikes se Zambise per njohjen e Republikes se Kosoves.

Sa i perket qendrimit te Zambise ndaj kerkeses per njohje Ministri i Jashtem Kabinga Pande ka thene se Zambia eshte duke e studiuar me kujdes mendimin e Gjykates Nderkombetare te Drejtesise dhe duke i percjelle nga afer zhvillimet rreth Kosoves dhe se kerkesa do te shqyrtohet pas kthimit te tij nga vizita ne New York.

Ministri Hyseni eshte takuar po ashtu edhe me Sekretarin e Pergjithshem te Liges se Shteteve Arabe Amr Moussa Ministrin e Puneve te Jashtme te Republikes Ceke Karel Schwarzenberg si dhe me perfaqesues te tjere te larte qe po qendrojne ne New York gjate sesionit te 65-te plenar te Asamblese se Pergjithshme.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›