Zana Rita Ora, ose Ora e integrimit të shqiptarëve!
Ora e maleve është figurë e bestytnive popullore shqiptare, e cila përfytyrohej si një grua apo si një gjarpër. Ajo besohej se jetonte në male, në pyje, në fusha, në kroje ose pranë njerëzve dhe i ndihmonte a u sillte fat të mirëve dhe ndëshkonte të këqinjtë. Orët mund të kenë qenë një lloj zanash, të cilat thirreshin me emra përkëdhelës si "qofshin të bardha", "ato të lumturat" apo "ato të mirat", pa ju përmendur emri. Ky argument tregon natyrën imagjinative dhe shumë simbolike të orëve. Ora ishte ndoshta krijesa mitologjike më e përhapur tek shqiptarët. Një shtëpi, një fis, apo një njëri mund të ketë patur orën e vet. Madje, besohej se edhe një zanë e maleve kishte orën e saj. Orët janë të mira apo të liga. Bekimi dhe mallkimi shpesh bëhej nëpërmjet orës. Braktisja nga ora do të thoshte fatkeqësi për personin apo grupin. Ora krahas natyrës mitologjike është e lidhur edhe me simbolikën e kohës.
Ora e integrimit të shqiptarëve/Mbiemri i Rita Orës, e ndjej thellë se përfaqëson Orën e integrimit të shqiptarëve në rajon, sic duket këtij procesi po i afrohet Ora e madhe e integrimit të shqiptarëve, aspirata dhe ëndrra e të gjithë iluministëve dhe nacionalistëve në të gjitha trojet shqiptare. Ky proces ka edhe element mitologjikë, arketipet, Orën e mirë, Zanën e mirë, por edhe orën si kohë fizike, si moment që do të ndodhte një ditë. Kjo orë natyrisht përfaqëson një aspiratë, që tashma po kthehet në realitet. Ora është shenjë. Mbiemri ndikon në krijimi e personalitetit. Mbiemri i Ritës po fiton tashma simbolikën e integrimit. Ora për Ritën dhe të gjithë shqiptarët, ishte dikur shenjë, aspiratë e cila tashma po kthehet në simbol në realitet që po konkretizohet. Për ato që studjojnë shenjën e kuptojnë rëndësinë e shenjës biologjike dhe kulturore Ora. Por tashma kjo shenjë ora asht natyrale, e cila përfaqëson orën e Shqipërisë natyrale, integruese. Eko-psikologjia u referohet shenjave natyrale. Ora dhe “dekiku”, minuti sic thojshin të parët, gjyshet dhe gjyshërit tonë për neve ka ardhë, por me përpjekje dhe vuajtje njerëzore të papërshkruara. Ora e shqiptarëve në rajon ka ardhur. Akrepat e kësaj ore nuk do të ndalen më kurrë. Ora e Shqipërisë dhe e shqiptarëve u ndal nga pushtuesit otomanë para 500 vitesh, ora e Shqipërisë u ndal në 1913, ora e Shqipërisë, përsëri u pengua nga lufta e parë dhe e dytë botërore. Ora e Shqipërisë u ndal nga komunizmi më barbarë në historinë e njerëzimit për 50 vite që u projektua nga Marrëveshja e Jaltës. Por Ora e Shqipërisë nuk do të ndalet më kurrë, jo vetëm në 100 vjetorin e saj të pavarësisë, por në as 200 vjetorin e pavarësisë dhe as në 300 vjetorin e këtij evenimenti. Ora e Shqipërisë nuk do të ndalet se i ka ardhë Ora dhe sot Shqipërija gjindet në një pozitë krejt tjetër me atë në të cilën i ngeli ora, përgjatë shekujsh. Ky ogur, kjo Orë fatlume filloi të punojë dhe funksionojë me rënien e “Murit të Berlinit”, me Demokracinë në Shqipëri në vitin 1990, me forcën e parë pluraliste P.D.-në, me pavarësinë e Kosovës, me anëtarësimin në Nato dhe do të vazhdojë shumë shpejt me integrimin tonë në BE.
Idenë e artikullit e lidha me këngëtaren e famshme shqiptare post-moderne, të Popit, Rita Ora, me mbiemrin e saj që ka shumë simbolikë. Nganjëherë fenomenet nuk ndodhin krejt rastësisht, ato kanë një lidhje të pavetëdijshme, por që ndikojnë tek procesi shoqërorë dhe politike. Zëri i Ritës, ritmi i kësaj “Hirusheje” me gjen shqiptarë që është ritmi i brendshëm dhe i jashtëm i gjenit tonë, performanca shumë moderne, dinamika dhe emocionet e saj që na përfaqësojnë të gjithë neve dhe janë pjesë e arketipit tonë, tregojnë për vlerat e mëdha që ka shqiptari si në planin artistik, mendorë, filozofik dhe në atë politik dhe shoqërorë, përfaqësojnë Orën tonë të integrimit dhe dritësimit. Rita Ora përfaqëson orën e madhe të zhvillimit dhe të integrimit të shqiptarëve kudo që janë. 100 vjetori i pavarësisë kjo Orë e madhe, me domethanje të mëdha për të gjithë neve nuk do të ndalet më kurrë ashtu, sic tha zonja Klinton, që neve do të jemi me ju edhe 100, 200, 300 vjet në Europën e zhvilluar.
Mbiemri i Zanës Rita Ora është ogur i mirë për integrimin shqiptarëve. Arti ka një forcë të madhe për ti parashikuar fenomentet, se ka pjesë të pavetëdijes dhe arketipeve individuale dhe kolektive. Arti dhe simbolika e mbiemrit Ora të Ritës përfaqëson orën e integrimit të shqiptarëve. Diva Rita Ora, Rona Nishliu, Sajmir Pirgu e shumë artistë të famshëm shqiptarë kudo që janë, do ti sjellin Shqipërisë së pavdekshme, në 100 vjet e dy ditë të pavarësisë dhe në 100 vjetorin e ardhshëm të pavarësisë Orën e fatit, zhvillimit e përparimit, në Europën dhe botën e zhvilluar. 101 vjetorin, 110 vjetorin e pavarësisë , do ta presim shumë ma mirë, pë të gjithë neve! Integrimi e shqiptarëve e mbështet edhe Zana e maleve, Ora e tyre dhe i ka ardhë Ora, sic thotë populli, është moment për tu realizuar dhe konkretizuar.