Zanetti shpreson Interi të përforcohet në janar

Kapiteni i Interit, Javier Zanetti, shpreson që zikaltërit të përforcohen gjatë afatit kalimtar të janarit.
“Jam i sigurt se klubi do të bëjë përpjekje të mëdha për ta bërë këtë skuadër edhe më konkurruese.
“Ne duhet të punojmë me lojtarët që kemi dhe pastaj nëse dikush tjetër arrin, ata do të jenë të mirëpritur”, ka thënë Zanetti.