Merkato Redknap deshperon italianet Bejli shkon ne nje klub me para
Mancester Siti eshte gati per te bere nje tjeter goditje ne merkato ndersa media britanike perflet per nje oferte te majme kundrejt Garet Bejlin. Roberto Mancini asnjehere nuk ka arritur te siguroje krahun e majte te skuadres se tij dhe eshte gati te shpenzoje nje shifer shume te larte. Behet fjale per plot 45 milione euro per te marre kartonin e uellsianit te Totenhemit. Ky i fundit ka luajtur me shpesh si mesfushor i majte me skuadren e tij por Mancini ka planifikuar qe ta rreshtoje si mbrojtes te ketij krahu. Bejl shkelqeu ne ndeshjen e fundit ne kampionat duke shenuar dy here dhe duke i dhene ekipit te tij fitoren 2-0. Pavaresisht se ka pasur probleme te shpeshta fizike kjo nuk ka ndikuar ne cmimin e kartonit te 22-vjecarit. Nje numer i madh klubesh kane shfaqur interes per te marre sherbimet e tij por sheiket e Mancester Sitit i kane dhene leje trajnerit italian qe te beje nje oferte bindese per lojtarin. Pritet qe 45 milione euro te mjaftojne per te bindur drejtuesit e Totenhemit te cilet kane refuzuar jo pak oferta te majme per yllin e tyre. Bejl eshte nje futbollist i shkelqyer dhe nuk kemi ndermend qe ta leme te lire. Gjithsesi mund te them se i vetmi klub qe ka kapacitetin financiar per ta blere eshte Mancester Siti eshte shprehur trajneri Herri Redknap. Mes listes se klubeve qe kane shfaqur interes per futbollistin pothuajse askush tjeter nuk ka ndermend te beje oferte ne janar. Reali shpenzoi per Koentraon ne ate pozicion Barcelona ka halle te tjera demtimi i Viles dhe nuk mendon te paguaje per nje mbrojtes ndersa Interi ka hequr dore nga blerjet e shtrenjta. Me shume mundesi ne fillim te vitit te ardhshem Garet Bejl mund te prezantohet si blerja e re e Sitit dhe kjo do sherbeje per te pasur nje ekip sa me te kompletuar ne garen per titullin kampion.