Teuta Tiarana dhe Skenderbeu luajne ne sulm
Deri me tani nder me aktivet jane skuadrat e para te Kategorise Superiore Teuta ka zyrtarizuar nje sulmues serb
Merkato e janarit nuk eshte shume larg. Keshtu shume klube vendase kane filluar qe te bejne levizjet e para ne kerkim te perforcimeve te ndryshme. Deri me tani nder me aktivet jane skuadrat e para te Kategorise Supreirore Teuta qe realisht ka nje sulm jo shume te forte Tirana dhe Skenderbeu.
Teuta
Dy dite me pare skuadra durrsake ka hapur zyrtarisht merkaton ndersa ka afruar sulmuesin 33-vjecar serb Plave Delibasic. Lojtari ka mberritur ne qytetin bregdetar pak dite me pare dhe ka biseduar me drejtuesit e Teutes dhe eshte gjetur akordi qe sulmuesi te aktivizohet me djemte e detit deri ne fund te sezonit. Delibasic eshte nje lojtar me shume pervoje ndersa ka luajtur me shume skuadra jo vetem ne Serbi por edhe ne Bullgari Greqi Qipro dhe Maqedoni. Sulmuesi 33-vjecar konsiderohet si nje blerje qe ta ndihmoje Teuten per te arritur objektivin per fituar titullin kampion. Delibasic eshte nje lojtar me shume pervojendash tregoi pas arritjes se akordit presidenti Edmond Hasanbelliu- shpresojme qe ky lojtar te jete sa me i vlefshem per skuadren. Grupi aktual ka bere nje pune mjaft te mire ne fazen e pare por per te ruajtur te njejtin ritem eshte e nevojshme qe skuadra te forcohet dhe me shume. I filluam perforcimet ne sulm pasi ne ate repart menduam se kishim nevoje per me shume alternativa. Plave do te nise stervitjen me skuadren qe ne ditet e para te janarit dhe urojme qe gjithcka te shkoje mbare si per lojtarin dhe per skuadren tone.
Tirana
Tek Tirana merkaton e ka hapur Bekim Bala. Qendersulmuesi nga Shkodra ne nje interviste te dhene dite me pare ka pohuar se nuk e shqeteson aspak ideja e nje tjeter sulmuesi qe do te afroje Tirana. Emri i pare qe eshte perfolur shume eshte ai i Pero Pejicit. Sulmuesi kroat qe ka qene pjese e Tiranes edhe vitin e kaluar asnjehere nuk e ka fshehur faktin qe deshiron te rikthehet serish tek 24 here kampionet e Shqiperise.
Skenderbeu
Ashtu si Teuta dhe Tirana edhe skuadra e Skenderbeut eshte ne kerkim te nje sulmuesi. Te pakten keshtu ka thene presidenti i klubit korcar Agim Zeqo. Ky i fundit ne nje interviste qe dha dje per mediat e shkruara tregoi se ka nder mend qe te afroje lojtare vetem me parametra zero Dy jane mundesite nje kamerunas ne parametra zero lojtar i U-21 te Kamerunit dhe qe do vije per prove dhe nje cek. Afrikani do shikohet nese do pershtatet me ne pasi askush nuk e ka pare ne loje. Per cekun ndryshon puna. Levi ate e njeh mire eshte mesfushor me tipare sulmuese dhe ka probleme pagesash ne klubin e tij. Nese arrin te dale i lire dhe ne parametra zero mund ta marrim sepse nje lojtar tip-sulmues me shume na ben mire.