E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zanfina Ismajli zgjidhet femra me të pasmet më seksi

TIRANE - Sërish “Paparazzi Albania” ka tërhequr vëmendjen e publikut shqiptar me një sondazh tejet pikant. Nën thirrjen “Votoni të pasmet më seksi” faqja e Facebook-ut të “Paparazzi Albania” është vizituar nga qindra shqiptarë të cilët kanë votuar edhe të pasmet më seksi të show biz-it shqiptar. Numri i konkurrentëve në këtë sondazh ka kapërcyer numrin dhjetë.

Pjesa më e madhe e tyre janë këngëtare të reja ose personazhe të tjera të njohura të show biz-it shqiptar si: Elvana Gjata, Adelina Ismajli, Afërdita Dreshaj, Dafina Zeqiri, Rezarta Shkurta, Samanta Karavella, Zajmina Vasjari, Anxhelina Hadërgjonaj e shumë të tjera. Vendin e parë të këtij sondazhi e mban Zanfina Ismajli, vendin e dytë e mban Elvana Gjata dhe e treta në këtë sondazh ka rezultuar Adelina Ismajli.

Pas tyre ndër më të votuarat janë: Adelina Tahiri, Adelina Berisha, Nora Istrefi, Rozana Radi, etj. Kanë çuditur në këtë sondazh emrat e bukurosheve si Zajmina Vasjari, Rezarta Shkurta dhe Dafina Zeqiri, të cilat kanë rezultuar në vendet e fundit.

(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›