Tadiç në vizitë zyrtare në Maqedoni
SHKUP- Presidenti serb, Boris Tadiç nis sot një vizitë zyrtare dyditore në Republikën e Maqedonisë me ftesë të homologut të tij, Gjorge Ivanov.
Gjatë vizitës, Tadiç do të takohet kokë më kokë me presidentin e Maqedonisë.
Dy presidentët do të marrin pjesë sot pasdite në një forum biznesi mes Maqedonisë dhe Serbisë, që do të zhvillohet në Dhomën maqedonase të Tregtisë.
Forumi paraqet mundësi për thellimin e bashkëpunimit ekonomik mes dy shteteve.
Delegacioni i biznesmenëve serbë kryesohet nga kryetari i Dhomës serbe të Tregtisë, Milosh Bugarin.
(d.b/BalkanWeb)