“Unë nuk e përmenda Rita Orën, i respektoj femrat”

Rob Kardashian mund të jetë i njohur në gjithë botën si vëllau i Kim Kardashian, por në Kosovë u popullarizua më shumë nga fakti që ai ishte në lidhje dashurie me Rita Orën.
Ka qenë vet ai që në shumë raste ka shprehë dashurinë e tij ndaj Ritës, ka publikuar foto të tyre bashkë, por Rita pothuajse gjithmonë ka qenë indiferente duke thënë se ata janë vetëm shokë.
Por gjithçka u shkatërrua mbrëmë kur ai përmes postimeve në Twitter, aludonte në atë që Rita e ka tradhtuar me 20 meshkuj. Ndonëse ai nuk përmendi emër, ishte e qartë se ato postime ishin të drejtuara për kosovarën pasi që disa herë përmendte edhe faktin që ajo është e zënë në krijimin e karrierës, e kjo në fakt ka qenë arsyeja që ka dhënë gjithmonë
Rita kur gazetarët e pyesnin nëse kishte të dashurë.
Deklaratat fyese të Robit, shkaktuan skandal në shumë vende në botë, Amerikë, Britani të Madhe e në veçanti në vende ku ka shqiptarë, të cilët i dolën në krahë Ritës duke e quajtur Robin të pafytyrë që ka shkruar diçka të tillë.
Duket se këto gjëra kanë ndikuar që Robi të pendohet në atë që ka shkruar, pasi që ai ka fshirë të gjitha këto postime, dhe madje pak minuta më parë ai deshi të sqaronte se ai asnjëherë nuk ka përmendur emrin Rita Ora në postimet e tij, dhe se asnjëherë ndaj një femre nuk do të mund të kishte mosrespekt.
Më pas ai vazhdon duke ia lënë fajin mediave për atë që ai e quan keqinterpretim duke thënë:
“Keq që mediat krijojnë qasje negative tek të artistët e ri të cilët po punojnë shumë. Unë asnjëherë nuk përmenda asnjë emër. /MedijanaRrahmani/Indeksonline/