E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Skënderbeu" i restauruar

Filmi “Skënderbeu”, 59 vjet pas realizimit , ka tingëlluar ndryshe në premierën e tij mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
Një trupë prej 60 aktorësh kanë dubluar zërat origjinalë, në filmin e restauruar me parametra bashkëkohorë dhe në gjuhën letrare, nga Piro Milkani dhe Esat Musliu. Skënderbeu flet gjuhën letrare me zërin e aktorit Rikard Larja, ndërkohë që zëra të tjerë janë të aktorëve, Roza Anagnosti që dublon Donikën, Tinka Kurti nënën, Robert Ndrenika etj.

Filmi “Skënderbeu” është realizuar me parametra shumë më të mirë teknikë dhe të interpretimit, por struktura është ajo e realizuar në vitin 1953 nga regjisori rus, Surgei Jutkeviç. Komiteti Shtetëror për 100-vjetorin ka lëvruar një fond për restaurimin e filmit që u shfaq në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë, në kinema “Kristal”. Që prej ditës së sotme, filmi shfaqet për publikun në rrjetin e kinemave “Imperial”.   Muzika e kompozitorit rus, Sviridov, dhe Çesk Zadesë është ribërë stereo, në bazë edhe të partiturave që u siguruan në arkivin e Moskës, njofton BW. Ndërkohë që janë përmirësuar zhurmat dhe janë shtuar shumë elemente të munguara, si përplasja e shpatave apo rrëzimi i kuajve.  /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›